“Do të bëj gjithçka që t’i zhduk”, deklarata e Medvedev: I urrej perëndimorët, janë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Dmitry Medvedev ka thënë shpesh fjalë të ashpra dhe pa dallim për vendet perëndimore.

Të martën në mëngjes në Telegram, ish-presidenti i Rusisë vendosi të shpjegojë sjelljen e tij ku ai shpjegoi se ai nuk e pëlqen Perëndimin, sepse ata janë një kërcënim për Rusinë dhe rusët.

“Shpesh më pyesin pse postoj statuse kaq të prera në Telegram kundër Perëndimit. Përgjigja është se i urrej perëndimorët, janë bastardë të degjeneruar. Duan vdekjen tonë, të Rusisë. Deri sa të vdes, do të bëj gjithçka për t’i zhdukur”, ka shkruar Medvedev.

Dmitry Medvedev ka qenë aktiv në Telegram që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai krijoi një llogari në Telegram në mes të marsit 2022 pasi filloi agresioni rus kundër Ukrainës. Ai u bë një nga përdoruesit më aktivë të faqes pothuajse menjëherë. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus ka theksuar se Moska do të luftojë për një rend botëror që i përshtatet Federatës Ruse.

“Rusofobia e furishme e Perëndimit, me sa duket, nuk do të arrijë kurrë kufijtë e saj” shkroi ai në postimin e tij të parë në Telegram.

Në një nga postime e mëvonshme, ai e krahasoi kancelarin gjerman Olaf Scholz-in me diktatorin Adolf Hitlerin.

“Kjo më kujton se në fund të viteve 1930 ishte dikush që debatonte me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtin zjarr. Ne e dimë se si përfundoi”, ka shkruar ish-presidenti i Rusisë, duke përshkruar vizionin e aleancës polako-prusiane.

Të fundit

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

Lajme të tjera

Web TV