“BE me të parë me të bërë”, Rama ka dy fjalë për Unionin: Ne jemi këtu, në mes të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pasur një mesazh dhe për Bashkimin Europian gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër. Rama tha se Shqipëria nuk do bëhet gati për dasmë, por do shkojë me rrobat e rastit, duke iu referuar mbledhjes së ardhshme t% Këshillit Europian.

Rama tha se Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja, dhe iu drejtuar dhe liderëve të Maqedonisë së Veriut.

“Dy fjalë për BE-në për dasmën e radhës, se sa herë afron ky Këshilli Evropian është njësoj si të bëhemi gati për dasmë. Unë e kam thënë dhe më parë, Shqipëria nuk do përgatitet më për dasmë, do vishet me rroba të rastit. Në pritje të krushqve se nuk vjen dhëndri në derë..

 

Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne se po të ishim nusja nuk do ngelnim në derë. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë sistemet tona të funksionimit, të shtetit, të ekonomisë, të gjitha dhe prandaj kur ata të duan dasmën do jemi gati. Ndaj u themi miqve të Maqedonisë së Veriut të mos ta marrin me stres.  Dhe Bullgaria burrë është, një burrë me problem. Ne shqiptarët jemi në rregull, nëse na duan gati na kanë. Nëse nuk na duan prapë këtu jemi. I dashur Dimitër, është koha t’i jepni fund këtij stresit, na duan-s’na duan. E rëndësishme t’i bëjmë këtu gjërat.

 

Kur shkoja në Bruksel më dukej sikur merrja kurajë, sot më duket sikur duhet t’u jap unë kurajë. Shkojmë t’i japim çik energji atyre sepse Ballkani nuk vdes, aq më keq Ballkani i Hapur. Serbia nuk do ikë në planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja jo e jo, ne shqiptarët nuk kemi ku shkojmë se këtu jemi. BE me të parë me të bërë. Ne jemi këtu, në mes të Europës. BE na bëjnë ata, po E-në Europian e kemi vetë”, deklaroi Rama.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV