Policia çeke dekoron 3 zyrtarë të lartë policorë, vlerëson ish-kryepolicin Ardi Veliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia çeke ka dekoruar me Medaljen e Argjendtë, 3 zyrtarë të policisë shqiptare, ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, aktualisht Specialist në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës Çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive.

“Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy Policive, z. Ardi Veliu, z. Edmond Rizait dhe z. Erion Ahmetit”, shkruan ambasada çeke në Twitter.

Ditët e fundit në Shqipëri po qëndron një delegacion i gjerë i Policisë Rrugore të Çekisë, që po përcjell përvojën e tyre në disa qarqe.

Policia çeke dekoron 3 zyrtarë të lartë policorë, vlerëson kontributin e ish-kryepolicit Ardi Veliu

Të fundit

OKB paralajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 85.4 lekë dhe do shitet me 86.9...

E gjithë bota në zi për Papën, por ky është vendi që nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar

Ndonëse e gjithë bota është në zi për vdekjen e Papa Françeskut, ku të gjithë liderët botërore kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta...

Putin zbut tonet: Jemi të hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se është i hapur për bisedime dypalëshe me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga...

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani i ka si Joe Biden,...

Lajme të tjera

Web TV