Ministri rus fut sherrin në “Ballkanin e Hapur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komentoi deklaratën e kryediplomatit të Rusisë Sergei Lavrov i cili u shpreh se “përshëndeste Ballkanin e Hapur”. Sipas Ramës ministri i Jashtëm i Rusisë po përdor truke për të penguar nismën.

Kryeministri Edi Rama tha se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, pavarësisht deklaratës së tij disa ditë më parë se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd, për të mos lejuar që ai të mbështeste këtë nismë. Rama e quajti Lavrovin “një peshkaqen të një niveli shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore që është i mirënjohur për sarkazmat e tij”. Ndërsa kritikët e kësaj nisme, Rama i quajti “peshq të Ballkanit të mbyllur, nuk kemi çfarë t’i bëjmë, i kemi në ujërat tona”. “Bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i cili është i mirënjohur për sarkazmat e tij dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur, do të ishte këtu. Ai do të ishte ai mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja që nuk e duan Ballkanin e Hapur janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Ballkani i Hapur është për njerëzit”, tha Rama. ndërsa nga ana tjetër Presidenti i Serberisë Aleksandër Vuçiç tha se është krenar për politikën që po ndjek Serbia, por as nuk ka turp për marrëdhëniet që ka Shqipëria me Rusinë. “Jam krenar me politikën që bën Serbia, nuk kam turp nga marrëdhëniet që kemi me Federatën Ruse. Por askush tjetër nuk ishte përveç nesh në përgatitjen e idesë së Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiç. Ndërsa sa i takon pyetjes a është Rusia kumbarë e Open Balkan ai tha se nëse do të ishte e tillë do të ishte mes SHBA dhe Bashkimit Europian. “Si mund të jetë ai mbështetës? SHBA e BE janë këtu sot ai nuk është. Tani, këtë lloj fabule ose narrative ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të mbyllur. Peshqve të Ballkanit të mbyllur nuk kemi çfarë ti bëjmë, i kemi në ujërat tona. Dhe ne lloje peshqish jemi, por të rrimë tek kjo fauna e detit. Ballkani i Hapur është për njerëzit, për gjithë njerëzit e kaq. Të peshkosh në këtë ujin e historive për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën e ngjitje me të ardhmen është kollaj, por s’ka për të funksionuar”, është shprehur Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ohër ku po zhvillohej takimi i radhës i “Open Balkan”.

Lexo edhe :  Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV