Abuzim me tendera, lirohen nga burgu 2 ish-vartësit e Thoma Gëllçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ish-vartësit e  Thoma Gëllçit,  Julian Tapia e Ervin Murja janë liruar nga qelia. Avokatët mbrojtës të tyre i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për shuarje të masës së sigurisë pasi duke llogaritur edhe paraburgimin, ata kanë përfunduar dënimin. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela.

Dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj u dënuan me nga 1 vit burg secili, për akuzën e “Shkeljes se barazisë në tendera”. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh, me qëllim blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dënojë, duke e shpallur fajtor ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi duke e dënuar atë me 2 vite burg.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit u reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Duke llogaritur edhe paraburgimin, ish drejtori i TVSH-së, Gëllçi, pritet që të përfundoje dënimin në muajin shtator.

Të fundit

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

Lajme të tjera

Web TV