Adriano Celentano prek me fjalët: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundesha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër, me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndjerë apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh, është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh: Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”. – Adriano Celentano

Adriano Celentano është një këngëtar italian i njohur nga të gjithë për këngët e tij të veçanta. Aktualisht është 84 vjeç dhe na jep një mesazh tepër frymëzues. Ai thotë se nuk ekziston lumturia afatgjatë dhe është e vërtetë. Sado të mundohemi, vjen një moment që edhe çastet e lumturisë përfundojnë. Jeta është e përbërë nga momente të bukura dhe të trishta. Kemi nevojë t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për ta kuptuar më së miri vlerën e jetës.

Ama sikurse thotë këngëtari, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Mund të kemi jetuar shumë vite në këtë jetë, “të kemi bërë” plane për jetën tjetër, ama sërish kemi shpresën të jetojmë pak më tepër në këtë botë. Sado që Celentano (i cili realisht na përfaqëson të gjithëve) shprehet se ka bërë plane për jetën tjetër, prapë e nis mesazhin e tij me: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”…

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV