Nga Bora-Donald deri tek Nuredin Dumani/ Ja personazhet më të kërkuar nga shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora-Donaldi dhe Beatrix vijojnë të jenë qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut pasi çdo lëvizje e tyre përbën lajm dhe interesi për to duket se rritet çdo ditë e më shumë. Në raportin e fundit të Google, mbi emrat më të klikuar në Shqipëri gjatë muajit maj thuhet se në “fron” vijon të jetë trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix por nuk mbetet pas edhe dasma e Ilirit(mungesa e Sabianit dhe Donaldit).

Ndërsa jashtë showbizit, emrat më të klikuar sipas ekspertes së IT, Esmeralda Kaziu janë Bajram Begaj, presidentit i ri i vendit, Nuredin Dumani dhe dëshmitë e tij për vrasjet e bujshme por edhe rasti i nuses nga Librazhdi.

Ditët e fundit ngjarja më e klikuar ka qenë zgjedhja e presidentit dhe emri i presidentit Bajram Begaj. Ai është kërkuar me emrin e tij dhe postin përkatës që ka marrë së fundmi. Një nga çështjet më të klikuara dhe që ka interes të madh sipas raportit rankues të Google është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Edhe këtë muaj janë në vendin e parë më të klikuar, ku Bora dhe Donaldi flitet se janë ribashkuar dhe reagimi i Beatrix ka marrë shumë vëmendje. Treshja ka marrë miliona klikime nga të gjitha lajmet për secilin prej tyre. Donaldi për 2021 ka qenë ndër më të klikuarit në Google.

Një ngjarje tjetër që ka patur interes është Dubai Porta Potty. Shtatzënia e Ilda Bejlerit po ashtu po klikohet shumë. Ajo po e shijon në privatësi shtatzëninë e saj dhe ka patur goxha klikime. Renditet në 5 më të klikuarat. “Ilda Bejleri shtatzënia, “Biznesi i Ilda Bejlerit”, janë disa nga togfajlëshat më të përdorur. Një ngjarje tjetër ka qenë arrestimi i Nuredin Dumanit. Po ashtu në Top 5 në Shqipëri. Mund të përmendim edhe videon e nuses nga Librazhdi. Ka qenë edhe dasma e Ilirit dhe raporti i tij me Donaldit dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilirit.

Lexo edhe :  Sa para ka fituar Cristiano Ronaldo që kur u transferua në Arabinë Saudite

Ndërkohë në arenën ndërkombëtare fronin e mban gjyqi Depp-Heard, ndjekur nga ndarje Pique-Shakira dhe Elon Musk.

Në botë padyshim më i klikuari ka qenë gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Kjo çështje ka patur një interesa goxha të lartë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë. Tashmë Gjykata e dha vendimin duke nxjerrë fitues Johnnyn. Në prill kryesisht është kërkuar me emrin e Amber, e cila ka regjistruar rreth 55.6 milion klikime në Google. Edhe ndarja e Shakirës me Pique ka marrë shumë klikime. Një ndër 5 ngjarjet më të klikuara në botë është edhe lajmi për Elon Musk që thuhet se ka dashur të shkurtoj 10% të vendeve të punës.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV