Koreografia spektakolare e TKZ, mediat serbe: U reklamua Shqipëria e Madhe dhe UÇK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria u mposht nga Izraeli mbrëmjen e djeshme, pasi kuqezinjtë në “Air Albania” humbën me shifrat 1-2.

Një humbje që nuk ka lënë shije të mirë te tifozët, të cilët në këtë takim bërë një koreografi spektakolare në mbështetje të kuqezinjve.

Koreografia e përgatitur nga tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi”, ishte një banderolë gjigande e cila u shpalos pas portë në momentin që këndohej himni kombëtarë.

Në banderolë gjendej personazhi i famshëm i filave të animuar të Simpson, i cili njohët për parashikimet e vërteta, ndërsa në të shkruhej “United States of Albania”.

Një banderolë që nuk ka kaluar asesi pa u vënë re nga mediat serbe, të cilat nuk kanë nguruar ta quajnë skandaloze këtë koreografi.

Nga Kurir dhe Telegraf theksohet se nuk mund të reklamohet kaq hapur Shqipëria e Madhe, ndërsa ngrenë zërin edhe kundër thirrjeve pro UÇK-së në stadium. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur mediet serbe ankohen dhe kërkojnë vëmendje nga ajo që ndodh në stadium kur luan Shqipëria, ndërsa pretendojnë tashmë që UEFA të marrë masa pas një koreografie të tillë.

Të fundit

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit,...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Lajme të tjera

Web TV