“Mami më vishte si vajzë”/ Arbër Hajdari rrëfen momentet e vështira të fëmijërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-opinonisti i “BBVIP”, Arbër Hajdari ka folur si rrallë herë rreth fëmijërisë së tij.

I ftuar në “Më lër të flas” ai rrëfeu se kur ka qenë i vogël mamaja e tij e vishte si vajzë pasi ai ka lindur pas vëllait të tij më të madh, dhe prindërit e tij dëshironin një vajzë. Ai u ndal gjithashtu te një periudhë e vështirë e fëmijërisë së tij, ku shprehu se ka pasur një problem të rëndë shëndetësor me të cilin ka luftuar për disa vite.

“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- tha ai.

Ndër të tjera ai foli edhe për planet për të ardhmen, ku moderatorët e pyetën nëse po mendon t’i futet politikës.

“Nuk kam menduar për shkak se mendoj që nuk ka vend për njerëz si unë, apo që pretendoj të hyj tek ajo kategori e njerëzve, që politika shqiptare nuk ka vend për to. Nuk ka ven për shkak se sistemi i cili kanë krijuar nuk të jep një lloj hapësire që ti nëpërmjet asaj që duan njerëzit t’i përfaqësosh. Pjesë e kësaj politike nuk do të bëhem kurrë.”

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV