Dorëzohet autori që ekzekutoi 22-vjeçarin, para varrimit familja do pagëzojë fëmijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

44-vjeçari që ekzekutoi ditën e djeshme 22-vjeçarin në ishullin e Kretës në Greqi është vetëdorëzuar në polici sot rreth rreth orës 11:00 (13 qershor).

I shoqëruar nga një nga dy avokatët e tij autori 44-vjeçar ka pranuar veprën kriminale, ndërsa ka dorëzuar në polici armën me të cilën vrau 22-vjeçarin.

Autori do të hetohet paraprakisht nga policia dhe më pas do të dërgohet në Prokurori, shkruan protothema,gr.

Familja e të riut grek ka hapur dyert e mortit ndërsa mësohet se viktima ishte baba i një foshnje 1 muajshe.

Mediet greke raportojnë se para tragjedisë familja e viktimës kishte na plan të pagëzonte beben e vogël, shkruan abcnews.al.

Si rrjedhojë sipas traditave të ishullit grek familja do të pagëzojë fillimisht foshnjën, dhe më pas do të kryejë funeralin e babait  së foshnjës.

Sipas CretaPost sot do të kryhet autopsia e 22-vjeçarit ndërsa menjëherë më pas trupi i tij do t’i dorëzohet familjarëve me qëllim që të bëhet varrimi.

Megjithatë, familja duhet të përballet edhe me zakonin që parashikon se pagëzimi i foshnjës një muajshe të bëhetpara varrimit .

Si ndodhi vrasja e 22-vjeçarit

Viktima dhe autori ishin të ftuar sot në të njëjtën festë e cila ishte organizuar në shtëpinë e motrës së viktimës, shkruan abcneës.al.

Sipas informacioneve, fillimisht 45-vjeçari është larguar nga shtëpia e motrës së 22-vjeçarit, por është kthyer pak minuta më vonë dhe pa dalë nga automjeti, ka qëlluar të paktën katër herë 22-vjeçarin, nga një distancë shumë e afërt.

I riu fatkeq u dërgua në spitalin e Rethymnos, ku u shpall i vdekur.

Pasi e qëlloi 45-vjeçari është largua, ndërsa policia greke po punon për kapjen e tij.

Në shtëpinë ku ndodhi vrasja ka forca të shumta policie nga frika e hakmarrjes, pasi autori më viktimën kanë një të kaluar tensionuese

Të fundit

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Lajme të tjera

Web TV