Avokatët e Elbasanit në protestë, bojkoti mund të intensifikohet deri në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Ata kanë njoftuar 4 ditë bojkot të seancave, veç seancave për masat e sigurisë dhe kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga miratimi i ndarjes së re territoriale.

Demir Çiftja, kreu i Dhomës së Avokatisë së Elbasanit, tha për mediat se bojkoti mund të intensifikohet deri në ndërprerje totale.

“Dhoma e Avokatisë së Elbasanit sot mbështet bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore sipas vendimit nr.1 të datës 11 qershor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Këshilli kombëtar ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore me përjashtim të masave të sigurisë, nga data 14 deri nhë datën 17, ditë e premte.

Për ditën e sotme në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan do gjykoheshin rreth 120 çështje, që janë te gjitha të anuluara. Vetëm masat e sigurisë, që mund të jenë 3-4, që janë të domosdoshme dhe ato nuk do të bojkotohen.

Qytetarët dëmtohen shumë, sepse rrethi gjyqasor Elbasan është shumë i shtrirë. Duke parë gjithë këtë hapësirë territoriale të shtrirë nga rrethi gjyqësor Elbasan, do të thotë se qytetarët që kanë ardhur nuk kanë marrë shërbimin sot për shkak se bojkotit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Thirrja jonë sot është qeveria të mjos miratojë vendimin e KLGJ-së për ndarjen e re, hartën e re territorial, pasi ajo bie në kundërtim me shumë konventa ndërkombëtare dhe ligjin për të drejtat e njueriut.

Dhoma Kombëtare na ka njoftuar që bojkoti do të intensifikohet deri në ndërprerje totale”, tha ai.

Të fundit

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Lajme të tjera

Web TV