Fenomeni/ Korrupsioni “luftohet” me konferenca, Kim: Mjaft më!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë të mbajtur për luftën kundër korrupsionit, përveç kryeministrit Edi Rama mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Mesazhet që u dhanë dhe këmbëngulja e qeverisë se ky fenomen është ulur në administratën shtetërore. Deklaratat e ambasadores dhe “mbeshtetja” për strukturat e drejtësisë së re.

Fenomeni i korrupsionit është trajtuar në një konferencë, ku diskutantët përveçse “lëvduan veten” për arritje kundër korrupsionit, lanë edhe detyra sesi të ketë edhe më shumë rezultate. Në diskutimet e mbajtura për Antikorrupsionin është pranuar korrupsioni në vendin tonë por edhe është ulur niveli i tij. Sipas Ramës në deklaratat e tij të mëparshme futja e portalit e-Albania synon minimizimin. Por kjo gjë nuk shihet me këtë sy nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. E pranishme në takimin ku edhe mori fjalën, Kim ka dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë për politikën por edhe për shoqërinë. “Mjaft më me korrupsion”, u shpreh Yuri Kim. Sipas saj, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë. Diplomatja e lartë e SHBA-ve, deklaroi ndër të tjera se populli shqiptar hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin, si dy forma të korrupsionit. “Më duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që i kalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë ju nxisim. Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë cdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë”, është shprehur Kim. Diplomatja amerikane tha se duhet të bashkojmë forcat për ti thënë “mjaft korrupsionit”. “Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë çast historik për të thënë  mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë. Mendoni se ku keni arritur si vend. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin. Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit”, tha diplomatja amerikane.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Antikorrupsionit që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, u ndal tek reforma në drejtësi. Sipas kreut të qeverisë, përpara nisjes së kësaj reforme, në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë drejtësi të pavarur nga politika. Këtë deklaratë, Rama e mbështet tek puna e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që kanë marrë nën hetim dhe kanë dënuar zyrtarë të lartë të kësaj qeverie. Rama thotë se vite më parë, askush nuk mund ta mendonte se do të mund të dënoheshin ministra apo deputetë. “Për reformimin e sistemit të drejtësisë, do ketë një panel të veçantë pas kësaj hapje. Do doja të thoja diçka që ma ha mendja biem dakord që të gjithë pavarësisht bindjeve që kemi, rezervave që kemi për ndonjë gjë, pavarësisht simpative politike. Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend, do ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë? Kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas fillimit të reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm, anëtarë qeverie, përfaqësues të pushtetit vendorë, deputet, do të merreshin në hetim dhe do akuzoheshin nga një Prokurori e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar në misionin e saj për të bërë drejtësi”, është shprehur Edi Rama. Kryeministri ka kujtuar sistemin e mëparshëm ku antarët e qeverisë pushkatoheshin. “Nuk besoj se ndokush do i përgjigjej pozitivisht pyetjes që a e beson se do të ndodhë kështu pas disa vitesh. Dhe jo anëtarë qeverie, apo deputetë të opozitës, por të partisë në pushtet. Ne kemi pasur anëtarë qeverie që pushkatoheshim, por ishim sistem tjetër. Ky është një moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe është në hapat e tij të parë për të pasur në këtë vend, të kemi një drejtësi të pavarur që ndan kushëririn e ndershëm dhe kusghëririn e fajshëm. S’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë dhe të pavarur nga politika në asnjë prej momenteve qeverisjes së saj qoftë në mbretëri, komunizëm apo periudhat përpara. As përpara periudhës përpara reformës në drejtësi. Ky është një proces që ka uljet dhe ngritjet e veta, ka rëniet dhe zhgënjimet e veta por që sidoqoftë është procesi i duhur në drejtimin e duhur”, tha Rama.

Të fundit

Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për...

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Lajme të tjera

Web TV