Ambasadori shqiptar “përplaset” me ambasadorin rus: Mos e përmend Ramush Haradinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një diskutim për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës u bë shkak për një debat shqiptaro-rus në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës. Në një moment pati një përmendje të ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e përfaqësuesit rus, Vasily Nebenzya. Ambasadori Hoxha tha se “nuk duhet zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm”.

“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë. A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.

Të fundit

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Vetëbesimi i Lulzim Bashës nga Kavaja: Vetëm ne euroatlantikët jemi kundër korrupsionit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën...

Lajme të tjera

Web TV