Korrupsioni pranohet, por premtohet se po luftohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e dytë të konferencës kundër korrupsionit, kanë folur kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Lame ka kërkuar që sistemi online të përforcohet më shumë edhe për shkak se punonjësin e detyron të mos ketë shumë veprime në dorë që të pengojë “të drejtën” e qytetarit.

Nga ana tjetër, Çuçi ka pranuar se ankesat për fenomenin e korrupsionit janë ende të larta, por sipas tij po bëhet punë e madhe që rastet të ulen sa më shumë.

Drejtori i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi se inventarizimi dhe digjitalizimi nuk do të lejojnë hapësirë për tjetërsimin e pronës në Shqipëri. Gjatë konferencës kombëtare për antikurrupsionin “Rritja e transparencës dhe efektivitetit të administratës publike: Përdorimi i mjeteve digjitale për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, Lame u shpreh se ytë luftohet korrupsioni, punonjësve duhet tju lësh sa më pak gjëra të jenë në dorën e tyre. Ai ka kujtuar Desoton që e ka sjellë ish- kryeministri Sali Berisha në Shqipëri, teksa do të bënin ligjin për legalizimet. Lame duke përmendur këtë, foli për rëndësinë e krijimit të sistemeve, si e vetmja mënyrë për të zhdukur korrupsionin.

“Në 2006 Saliu do të bënte ligjin e legalizimeve dhe solli Desoton, ekspertin e madh, që është vërtet i madh, nga Amerika Latine. Një nga gjërat që i tha ai në këtë fushë, që si duket i hyri nga njëra anë e i doli nga ana tjetër, ishte që korrupsioni zhvillohet kur gjërat lihen në duar të nëpunësve: dua, ta jap; s’dua, s’ta jap”. Atëherë sa më pak gjëra të jenë në dorë të nëpunësit, aq më shumë ulet korrupsioni. Sa më shumë punonjësi të ketë në dorë: dua ta jap, s’dua s’ta jap, për gjëra që ka nevojë qytetari, aq më shumë qytetari do ti dorëzohet atij”, deklaroi Lame.

Sipas tij, nisma e vjetshme e qeverisë për digjitalizimin e arkivave të Kadastrës i shërben pikërisht kësaj gjëje: sa më pak punonjësi të ketë në dorë: dua ta jap, s’dua s’ta jap. Lame u shpreh se në më shumë se 99 % të rasteve nuk ndodh më ndryshimi i pronësisë së tokës, pasi nuk i lejon digjitalizimi dhe bërja e skemave të qarta të punës në sistem. “Besoj që njerëzit duhen joshur nga puna. Njerëzit në atë agjenci nuk i kam sjellë unë. Nëse kanë gabuar, kanë gabuar se sistemi është i keq. Ndrysho sistemin dhe njerëzit disiplinohen. Në themel dy kanë qenë format e korrupsionit në Kadastër: korrupsioni i vogël, që lidhet me shpejtësinë në trajtimin e çështjeve dhe korrupsioni i madh që lidhet me tjetërsimin e pronës, që ka shkatërruar në themel sistemin. E them me përgjegjësi që në mbi 99 % të rasteve nuk ndodh më, për shkak të digjitalizimit dhe bërjes së skemave të qarta të punës në sistem. Që do të thotë se ai me moral të dobët e kishte mundësinë të griste fletën dhe të tjetërsonte pronën, sot inventarizimi dhe digjitalizimi nuk i lejon të bëjë asnjë veprim, sepse lë gjurmë në sistem. Këmbëngul se nuk duhen ndryshuar njerëzit, por sistemi”, deklaroi Lame.

Lexo edhe :  Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Drejtori i Kadastrës vuri në dukje se një nga bashkautorët e bllokimit ekonomik të vendit në këto 30 vite ka qenë edhe Zyra e Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sepse ka qenë ajo që e mandatonte dhe i jepte vulën në fund tjetërsimit të pronës. Sipas Lames, ka qenë dhe mbetet një punë e vështirë ndërrimi i këtij imazhi. Ai theksoi se koha e dhënies së shërbimit për qytetarët ka rënë ndjeshëm, konkretisht nga 101 ditë ka vajtur në 22 ditë, ndërsa informoi se po punohet për uljen më tej të afateve. Duke u ndalur te raporti me njerëzit, Lame tha se nuk besonte se thjeshtë duke i shtrydhur njerëzit, i motivon. Çdo arrestim, Lame e konsideron dështim të sistemit. “Njerëzit kanë nevojë për motivim. Ne dëgjojmë ‘u arrestua një person apo u ndalua një tjetër’, dhe na duket sikur zgjidhet problemi. Një pjesë të atyre që e dëgjojnë në shtëpi, mbase u qetësohet shpirti nga kjo. Në fakt, unë çdo arrestim e konsideroj dështim të sistemit.

Një njeri që përfundon në burg do të thotë që i gjithë sistemi ka dështuar, ka dështuar të ndalojë atë të gabojë, ta edukojë atë, t’i presë të gjitha mundësitë të gabojë, ndaj nuk jam i prirur të mburrem me numër arrestimesh”, tha Lame. Sipas tij, pjesa më e madhe e denoncimeve janë bërë nga Kadastra, pavarësisht se nuk janë deklaruar në medie. Lame tha se janë rreth 242 mijë certifikata pronësie të dhëna në vitin e kaluar. “Do të thotë në rreth 240 ditë pune që ka viti, i bie 1 mijë certifikata në ditë, që është një nga 74 shërbimet. Vet ky ritëm nuk të le kohë për ta thirrur për t’i dhënë kafe, mesazhe, takime, etj., qytetarin. Vetë ritmi i punës nga sistemi e përmirëson gjënë.

Ajo që i vë kapakun dhe që e kam vënë re, që ma kujtoi Gonxhja me thënë të drejtën, me të cilin kam 22 vite që s’na ndan fati, herë bashkohemi, herë ndahemi, por gjithmonë në krah të njëri-tjetrit, është që në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit, nëse për doganierët thuhej “pse, ka dhe rrogë?!”, fakti që po bëjnë presion për rritjen e rrugës tregon që është ulur indeksi i korrupsionit”, tha Lame.

Të fundit

Çfarë po ndodh me Justin Bieber?Ylli i muzikës nuk njihet nga fansat 

Balluket e flokëve të Justin Bieber ishin një pjesë integrale e identitetit të tij kur ai fitoi një famë...

Merrnin deri në 500 euro për kalimin e emigrantëve të paligjshëm,dërgohen 8 policët

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1196 të vitit 2024 dërgon...

Kapen hajdutët e bizneseve dhe banesave, vihen në pranga dy të rinjtë në kryeqytet

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kryenin vjedhje të banesave dhe subjekteve në kryeqytet. A.L., 35 vjeç dhe E.M.,...

A do të përfundojë lufta në Ukrainë? Donald Trump shprehet se dëshiron të takojë Putinin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se dëshiron që të flasë me presidentin rus Vladimir Putin. “Unë mendoj se mund të...

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e...

Lajme të tjera

Web TV