“Ballkani i Hapur” dhe loja çil e mbyll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisma “Ballkani i Hapur” mbetet ende përgjysmë, por zhvillimet e fundit me viztën e kancelarit gjerman Olaf Scholz mund ta çojnë procesin në një tjetër linjë. Çfarë pritet të ndodhë në vijim dhe a do t’i bashkohet projektit edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosje Hercegovina? Për situatën në Ballkan por edhe ndasitë mes shteteve, komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Në Ohër, për dy ditë, tre liderët e gjysmës së ballkanit, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski nënshkruan marrëveshjet e radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapor”. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia përsëritën kërkesën që edhe tre shtetet e tjera Kosova, Mali i Zi dhe Bosje Hercegovina t’i bashkangjiten kësaj ideje, por situata nuk është aq rozë sa e shfaqin ata që e krijuan “Ballkanin e Hapur” dhe të tjerët që refuzojnë të futen në të. Vetë Ballkani Perëndimor ndër shekuj më shumë ka njohur konflikte dhe luftëra sesa vite paqeje dhe si i tillë dyshon në gjithçka. Armiqësitë ende nuk janë shuar, konfliktet rindizen deri në kërcënime më armë, por për fat të detyruara të jenë vendosur në siguresë. Ndërsa treshja Rama-Vuçiç-Zaev tre vjetë më parë ndërmorën këtë nismë, Kosova e kundërshtoi e para, duke sjellë tollovi jo pak të vogël në marrëdhëniet zyrtare Prishtinë-Tiranë dhe kjo nuk është pak, pavarësisht se për të gjetur fajtorin do duheshin netë të gjata dimri, pa ia gjetur fundin. E gjithë shfaqja po bëhet në sytë e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së e cila ka aq halle me veten sa nuk do t’i shtojë edhe një hall më shumë, siç është Ballkani Perëndimor. Tre shtete që refuzojnë të futen e kanë artikuluar qartë se nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan), fuqizon Serbinë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Këtë e lidhin kryesisht me fuqinë e saj prodhuese dhe vendimi për “tregtinë e lirë” mes vendeve të Ballkanit Perëndimor fuqizon pikërisht Serbinë, e cila dukshëm në Ballkan është si ujku mes dhenve, duke bërë dëme të shumta me luftën në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Për më shumë Serbia vijon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe shpeshherë ysht konflikte, sidomos në Veri të Mitrovicës. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në disa raste është shprehur se nëse të gjashtë vendet i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur” do të çojë në njohjen e reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Nëse kjo vërtetë ndodh kjo nuk është pak, madje është shumë më tepër se prodhimet Serbe që për një farë kohe do na vihen si “suvenire” të detyrueshme në tryezat tona. Po sa e sigurt është kjo? Mbetet për tu parë, dyshimet janë vërtetë të shumta dhe të trija shtetet që kanë refuzuar të jenë pjesë e “Ballkanit të Hapur” tashmë kërkojnë që e gjithë kjo nismë të ketë obrellën e ndërkombëtarëve dhe jo “lokalistëve” ballkanik. Ata këmbëngulin në “Samitin e Berlinit” që në koncept përfshinte marrëveshjet e lidhura nga “Ballkani i Hapur”, por mbikëqyrja e BE-së, sidomos ajo gjermane do ishte një siguri më shumë që hapja e Ballkanit të mos ishte vetëm për kastarvecat që kalojnë pa “burokraci doganore”, por të mbyllej me marrëveshje politike mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi disa shtete të Ballkanit, por shmangu në çdo diskutim çështjen e “Ballkanit të Hapur” duke rikthyer samitin e vjetër, atë të Berlinit të parashtruar nga ish-kancelarja Angela Merkel. Tashmë kjo nismë është kthyer në lojën çil e mbyll, deri në momentin që dikush më me fuqi se vetë “gjelat ballkanik” të tregojnë deri ku është kufiri i kotecit. Mbi zhvillimet në Ballkan dhe nismën e tre shteteve komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Lexo edhe :  Nesër zgjedhjet/ Kreu i KQZ mesazh qytetarëve dhe partive politike

Lorenc Vangjeli: Edhe kur shkëmbehen dhurata në Ballkan, ka frikë, paranojë dhe mosbesim

Leonard Karaj: “Open Balkan”, serbët ‘bëhen’ me det, na kolonizojnë ekonomikisht

Erald Shulla: Njohja e Kosovës është Open Balkan, ndryshe Closed Balkan

 

 

Të fundit

Justin Bieber thyen heshtjen për Diddy, a ka qenë viktimë e tij?

Mes valës së akuzave të rënda ndaj Sean “Diddy” Combs, emri i Justin Bieber u përfshi në spekulime që...

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk po i përgjigjet propozimit për...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

Lajme të tjera

Web TV