Korreshi: Djemtë e Lushnjes nuk gjejnë nuse, hall i madh të martohesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me doza të forta ironie, sikurse bën gjithnjë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi foli në një intervistë për ABC Live për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Lushnja.

Si pasojë e vështirësive të mëdha ekonomike, Korreshi tha se në Lushnje është e vështirë të martohesh. Deputeti tha se ikja e gjykatës sipas hartës së re gjyqësore është një problem i shtuar për qytetarët.

“Në fshatra janë djemtë beqarë se nuk u jep njeri nuse. Është hall i madh të martohesh në Lushnje. Nuk vjen njeri. Është për të qeshur, por me ikjen e gjykatës ky qytet po degradon ditë pas dite. Është vendim absurd i KLGJ. Krahas gjykatës duhet të kuptojmë që ikën edhe prokuroria. Është shkrirë gjykata e Kavajës dhe IEVP e Rrogozhinës nuk vjen në Lushnje, por shkon në Durrës”, tha ai.

Korreshi theksoi se bizneset janë kthyer në familjare në këtë qytet, pasi nuk ka fuqi punëtore.

“Unë jetoj në Lushnje, e përjetoj çdo ditë. Jetën time pasditeve, banoj në këtë qytet. Kam familjen, fisin, e shikoj që bizneset po kthehen në familjare. Nuk gjen djem për të punuar. Pronari punon vetë edhe banakier edhe kamerier”, u shpreh deputeti demokrat.

Korreshi thotë më tej se bujqësia është i vetmi aktivitet që mban Lushnjen, ndërsa shton se fermerët nuk trajtohen njësoj nga qeveria.

“E vetmja mënyrë që ka popullaritet Lushnja është pjesa e bujqësisë, pavarësisht se edhe ata qahen. Vërtet mbjellin, por nuk shesin. Duhet një ndërhyrje e shtetit. Konkurojnë shumë 200 fermerë dhe fitojnë vetëm ata që kanë teseren e PS”, tha ai.

Duke u ndalur te reforma e re territoriale, Korreshi propozon që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark.

Lexo edhe :  “21 Janari” Dumani: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

“Unë do të propozoja që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark. Në numër popullsie kalojnë pese qarqe. Ka rritje të punonjësve të bashkisë dhe zero shërbim”, tha deputeti.

Të fundit

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Lajme të tjera

Web TV