Paralajmëron presidenti i KE: Diçka e mirë do të vijë për Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ohri, ku u takua me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi aktivitete pozitive gjatë javës së ardhshme sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE.

“Bashkimi Europian është shumë i përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim. Po bëhen të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për palët. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin.”- tha Michel.

Në Ohër, zhvillon punimet Forumi i Prespës për Dialog. Edhe pse i ka hapur dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2018, Bashkimi Europian nuk i ka nisur ende ato, as me Maqedoninë e Veriut, as me Shqipërinë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve, që lidhen me gjuhën dhe identitetin. Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.

Pendarovski i kujtoi se zvarritja e procesit integrues lëkund besueshmërinë tek Bashkimi Europian e tha se kushtëzimi i një vendi anëtar kundrejt një vendi kandidat për anëtarësim paraqet një shkelje flagrante të premtimit për të ardhme europiane për vendet e Ballkanit.

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV