Deputeti socialist, Erion Braçe, i është bashkuar nismës së Agron Dukës në një projektligj për të mbrojtur fermerët. Braçe prej kohësh ka ngritur shqetësimet e fermërëve në lidhje me shtrenjtimin e farave, plehrave kimikë, pesticideve dhe abuzimeve me çmimin të tregtarëve të mëdhenj. Ai ka shigjetuar politikën edhe nga krahu i tij duke i akuzuar se kujtohen për fermerët vetëm për tu marrë votën. A është një zë i vetëm si “opozitar” brenda pozitës?
Çdo dy vjet politika “i lëshohet” popullit për të siguruar vota të sigurta, ndërsa pasi fitohen zgjedhjet populli mbetet në rrugë. Përveç rritjes së taksave që përfshihen të gjithë, ata që investojnë e nuk marrin fitimin mbrapsht janë fermerët. të paktën kuy ka qenë thelbi i diskutimit të deputetit socialist Erion Braçe, një zë kritik për disa nisma të qeverisë, edhe pse gjithkush e ka të qartë se mbetet një “socialist bio”. Dje në sallën e Kuvendit ka pasur diskutime të ashpra në lidhje me gjendjen e fermërëve në vend ku këtë vit kanë pasur probleme të theksuara përsa i përket shtrenjtimit të lëndëve të para që shërbejnë në rritjen e produkteve bujqësore. I vetmi që doli nga rradha e mazhorancës ishte si gjithmonë Erion Braçe i cili i ka quajtur edhe maskarenj ata që “keqtrajtojnë” fermerët. Ai doli në mbështetje të projkeligjit të dorëzuar nga Agron Duka, kreu i Partisë Agreare Ambientaliste. Me tonë të forta nga salla e Kuvendit deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë sa i takon sektorit të bujqësisë. Braçe deklaroi se do të votoi pro projektligjit të propozuar nga Agron Duka, për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. “Do e votoj pr.ligjin tënd zoti Duka, se nuk e bëj gabimin tuaj qe vjet votuat kundër në nëntor dhe dhjetor që i votuat kundër. Ky është problemi që kemi në këtë sallë, që ndahemi sipas ngjyrave politike edhe për çështje që janë themelore”, tha Braçe, duke u duartrokitur nga kolegët e tij, sidomos nga ata nga opozita. Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka folur me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit, për rritjen e çmimeve, teksa tha se bujqit shqiptarë po trajtohen si skllevër e po detyrohen të ikin të punojnë jashtë. Ai iu drejtua ashpër deputetëve të majtë e të djathtë, duke u shprehur: “Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, u shpreh Braçe. Deputtei socialsit ka përdorur edhe një ironi ndaj deputetëve që braktisën sallën gjatë diskutimeve. “E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja kushton vetëm 50 lekë, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. Nuk dëgjon askush dhe nuk reflekton askush për këtë fakt. Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Shteti të mos i lërë ata njerëz. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe. Ai është ndalur edhe tek zerimi i taksës për rrogën deri në 50 mijë lek. “U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Unë para pesë muajsh e thashë në komisionin e Ekonomisë, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot flitet për të. Flasim për grurin, ku nuk po merret askush, përveç grabitqarëve që e kanë çuar çmimin aty ku duan. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij”, është shprehur Braçe.
Projektligji i Agron Dukës
Deputeti opozitar, Agron Duka nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të ministrave të kabinetit qeveritar ‘Rama’, ndërsa gjeti elemente për t’u kapur në fjalimet e tyre. Ai tha nga foltorja e Kuvendit se me këto zhvillime që flasin ministrat, vendi duhet të ishte në Mars. “Se di se kush e ka shpikur për herë të parë, që në fjalimet e ministrave përmendet fjala ‘fantastike’ i paimagjinueshëm. Dhe me këtë fantashkencë do duhet të kishim shkuar në Mars. Ky është sugjerim miqësor. Apo dhe galoponte. Nuk jemi vend i zhvilluar shumë kur flitet për bujqësinë apo dhe ekonominë, si ‘zhvillime fantastike’. Ju lutem hiqeni nga fjalimet tuaja këtë”, tha Duka. Agron Duka, deputeti dhe kreu i Partisë Agreare Ambientaliste, ka mbrojtur projekligjin e tij që syonon subvencionimin e fermerëve. Sipas tij ky projektligj përcakton një filozofi të re duke sanksionuar heqjen e kritereve përjashtuese të përfitimeve në skemat kombëtare (subvencionet direkte). “Këshilli i Ministrave dhe udhezimet e ministrit vendosin kritere, si në numër krerësh për bagëtinë apo siperfaqe toke, duke përjashtuar fermerë që kanë numër bagetie të ulët ose siperfaqe toke të vogël. Projektligji parashikon se nuk do të lejohet vendosja e kritereve të tilla, pra çdo fermer që punon tokën apo ushtron aktivitet blegtoral, bletari etj. mund të përfitojë pagesa nga subvencionet direkte pavarësisht madhesisë së fermes. Praktika e deritanishme sjell diskriminim për shumë ferma dhe shkurajimin e fermerëve të vegjël të cilët janë ata që kanë nevojë me shumë për ndihmë. Nga ana tjetër kufij maksimal përfitimi për çdo perfitues janë normale të vendosen pasi buxhetet vjetore janë të kufizuara por pa vendosur kufij përjashtues minimal të cilët nxjerrin nga skema e subvencioneve fermerët e vegjël. Synimi i ndryshimit është që pagesat direkte të shkojnë tek një numër sa më i madh fermerësh duke ndikuar direkt në jetesën e tyre dhe zhvillimin rural”, thuhet në projektligj. Sipas tij, ky ndryshim propozohet mbi parimin e mosdiskriminirnit për fermerët dhe barazisë së tyre në raport me buxhetin e shtetit. Projektligji synon dhe një rregullim të karakterit teknik me qëllim shqyrtimin e masave administrative në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Ligji me të drejtë parashikon përjashtimin nga skemat mbështetëse të subjekteve që përfitojne mbështetje shtetërore padrejtesisht. “Por shqyrtimi i ankesave të tyre duhet të bëhet brenda një kohe të arsyeshme dhe subjektet të kenë mundësi të ankimojnë vendimet në gjykatë. Projekligji thjeshtëzon procedurën e ankimit administrativ dhe qartëson rastin nga i cili subjekti konsiderohet debitor dhe pëerjashtohet nga peërfitimet nga subvencionet direkte ose nga instrumenta tëe tjereë peërfitimi”, thuhet në projektligj.