Dita e fundit e vitit shkollor, UNDP Albania vizitë në shkollën “Demokracia”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të  Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP Albania ishin sot në Mamurras në kuadër të mbylljes së vitit shkollor.

Prezentë ishin gjithashtu, kryebashkiakja Majlinda Cara dhe zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga.

Ata vizituan vizituan shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Demokracia” ku u organizua atmosferë festive nga nxënësit dhe mësuesit.

Postimi i plotë:

Sot në ditën e fundit të këtij viti shkollor, #TeamEurope së bashku me përfaqësues të #UNDPAlbania, Kryetaren e Bashkisë Kurbin Majlinda Shqalsi Cara dhe Zëvendësministren e Arsimit dhe Sportit Nina Guga vizituan shkollën 9-vjeçare & kopshtin “Demokracia” në Mamurras, #Kurbin.

Pjesëmarrësit u mirëpritën me një atmosferë festive nga nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, e cila në vitin akademik 2021-2022 çeli dyert dhe ambientet e saj moderne për:

144 nxënës e fëmijë;

dhe 17 mësues.

Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Demokracia”, prej së cilës përfitojnë rreth 4,000 banorë të komunitetit, është një prej 23 objekteve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani në kontekstin e “EU4Schools”, një #program i cili financohet nga BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga #UNDPAlbania.

Në fokus të këtij programi janë rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues.

Me #EU4Schools, ndërtojmë shkollat e së ardhmes!

#EU4Schools #BEpërShkollat

#BuildBackBetter #BuildBackTogether

European Union in Albania

Ambassade de France en Albanie I Ambasada e Francës në Shqipëri

Greece in Albania-Greqia në Shqipëri

#SloveniainAlbania

#BulgariainAlbania

UNDP Albania

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Bashkia Kurbin

Të fundit

Rama publikon pamjet/Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre!

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e...

Çfarë po ndodh në Tiranë? 6 mijë gjoba për 72 orë, 14 shoferë në pranga

6000 gjoba janë vendosur në Tiranë gjatë 72 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 14 drejtues mjetesh janë arrestuar...

Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re zhvillimi me financim nga Bashkimi...

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë...

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë , por sipas burimeve të tjera...

Lajme të tjera

Web TV