18 qershor 1815/ Vaterlo, beteja ku u vranë 50 mijë ushtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive të koalicionit të shtatë i cili përbehej nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbretëria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete Gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te humbjen përfundimtare. Për faktin se merrnin pjesë shumë shtete dhe për faktin se ishte një betejë shumë e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja më gjakderdhëse e shekullit XIX. Beteja zgjati afërsisht 7-8 orë në të cilat u vranë thuajse 50.000 ushtarë. Përleshja filloi në orën një të pasdites, kur Korparmata I e ushtrisë franceze ishte gati për të nisur një sulm ndaj La Haie Sainte dhe Mont Saint-Jean: por në atë kohë 30 mijë burra prusianë që i përkisnin Korparamatës IV të Trupave të Ushtrisë, të udhëhequr nga Marshalli von Bluecher. Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate ne orët e pare te mëngjesit, duke i bombarduar me artileri, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpara se te zhvillohej beteja kishte rene shi, ai nuk mundi te lëvizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan ne fushat dhe ne fermat te një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duka i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do te fitonte edhe pse nuk kishte ne ndihme Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marre urdhrin te mbronte qytetin e Parisit nga një sulm te mundshëm. Nga sulmet e para dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve te cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathte. Strategjia e Napoleonit ishte qe tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare ne fillim pastaj ta ndeshte ne mënyre individuale. Ne fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy që të zbulonte armatën Blucher dhe te mos lejonte që të bashkohej me anglezet sepse të bashkuar të dy ushtritë do ishin të pamposhtura. Në orët e para të mbasdites ushtria franceze u detyrua të dyluftonte me kolonat prusiane të cilat po i afroheshin nga ana e djathtë në këtë mënyre ato shpenzuan municionet të cilat duhej të përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i armatës franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar. Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohë me parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta të bëra nga Napoleoni atë dite ishin të shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë në fije të perit sepse asnjëra prej ushtrive nuk po jepte shenja fitoreje. Të dy ushtritë kundërshtare luftuan më së miri, por rezultati i shkoi ushtrisë aleate të cilës ju deshën shtatë koalicione për të mundur perandorin francez. Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht. Fakti që termi “Waterloo” ka hyrë në përdorimin e gjuhës së përbashkët si sinonim i një disfate sensacionale shënon përmasën historike të ngjarjes: kjo ishte një çështje e betejës së fundit të Napoleonit, që sanksiononte humbjen e tij përfundimtare. Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua në mërgim në ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq më 5 maj 1821.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV