Boris Johnson thirrje aleatëve të Ukrainës: Bëni durim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson u ka kërkuar liderëve perëndimorë që të “mbajnë nervat” për një luftë të gjatë në Ukrainë ose të rrezikojnë “fitoren më të madhe për agresionin në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kryeministri u ka bërë thirrje aleatëve të Mbretërisë së Bashkuar të durojnë dhe të sigurojnë që Ukraina të ketë “qëndrueshmërinë strategjike për të mbijetuar e në fund të arrijë të mbizotërojë”.

Në një artikull të botuar pas kthimit nga takimi me Volodymyr Zelensky në Kiev të premten, botuar në The Sunday Times , ai thotë: Koha është tani faktori jetik. Gjithçka do të varet nga fakti nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur territorin më shpejt sesa Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar. Detyra jonë është të marrim kohë në anën e Ukrainës.

Në një thirrje për Perëndimin, Johnson parashtron një plan me katër pika për ta realizuar këtë, duke përfshirë sigurimin e “fondit të vazhdueshëm dhe ndihmës teknike, të cilën ne duhet të planifikojmë ta mbajmë për vitet në vijim dhe ta rrisim sipas nevojës”.

Kryeministri është pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që mbështet Zelenskyn që ka filluar të tregojë shenja thyerjeje, me disa aleatë që shqetësohen hapur për ndikimin e një lufte të zgjatur, si në Ukrainë dhe shoqërinë e saj, ashtu edhe në ekonomitë e tyre. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas u janë lutur aleatëve të NATO-s për dërgesë më të shpejtë të armëve me rreze më të gjatë dhe rimbushjen e nevojshme urgjente të më shumë furnizimeve bazë, përfshirë municionet./The Times/

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV