Çfarë fshihet pas vjedhjes së një fëmije?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Nëse do ju pyesja: Sa herë ke vjedhur kur ke qënë i vogël dhe adoleshent, pak prej jush do rrëfenin “krimet”, e do e do tregonit më lehtësisht duke qeshur “veprat penale” të vëllait/ motrës apo shoku/shoqes. Por, pasi të kuptoni arsyet se pse vjedh një fëmijë, do i zbulonit sheshit gjithë “vjedhjet” duke shpjeguar dhe arsyet ‘pse ‘ e keni bërë.

Pse ky frenim? Sepse, ndoshta je i ndëshkuar më shumë seç duhet apo sepse jeni ndjerë të pakuptuar apo sepse ju tashmë e dini se vjedhja është një veprim që askush nuk do të krenohet.

Kthehuni në fëmijërinë tuaj për një moment e kujtoni çfarë keni vjedhur kur ishit fëmijë, çfarë emocionesh keni përjetuar (turp, frikë, ankth, faj) kur jeni ndjerë të pakuptuar nga prindërit, të cilët kur ju kanë kapur në flagrancë apo kanë zbuluar “krimin tuaj” ju kanë qortuar e dënuar padrejtësisht?

Asnjë prindi nuk i pëlqen që fëmija e tij “vjedh”: një fëmijë 5 vjeçar vjedh diçka nga dyqani, një 6 vjeçare që vjedh një lodër nga shtëpia shoqes, një adoleshent që vjedh lek në shtëpi e prindërit alarmohen për sjelljen e ardhshme të fëmijës së tyre.

Para alarmimit, të kuptuarit e pse-ve të këtyre vjedhjeve do ju ndihmojnë të krijoni një marrdhënie më të mirë besimi me fëmijën tuaj duke garantuar një dëgjim më të mirë të këshillave prindërore dhe sjellje më të mira të fëmijëve në të ardhmen.

Nëse një fëmijë nuk kuptohet nga prindi i tij, nuk do e dëgjoj më atë prind në të ardhmen.

Incidentet e “vjedhjeve” nuk janë të rralla e as nuk janë  patologjike në shumicën e rasteve, e veçanërisht duhet kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre veprimeve tek fëmijët e vegjël dhe fëmijët e rritur kur fillojnë të shtyjnë kufijtë e adoleshencës.

Para se të shqetësohemi duhet të kemi parasysh moshën e fëmijës, zhvillimin e tij të të kuptuarit, të kuptojmë arsyet se pse e ka bërë atë veprim dhe kontekstin e më pas t’u mësojmë fëmijëve se vjedhja është e gabuar duke i motivuar të mos e bëjnë më për të evituar që sjellja të bëhet zakon.

Fëmijët e vegjël luftojnë me kontrollin e impulsit duke filluar që në moshën 18 muajsh, duke filluar të eksperimentojnë sjellje të këqia, psh:  nëse u thoni të mos e hedhin lugën e tyre ose të mos prekin diçka, ata do bëjnë të kundërtën e asaj që thoni.

Tek fëmijët e vegjël duhet të kuptojmë se dominon kurioziteti i të ndaluarës: sa më shumë t’ja u ndaloni aq më shumë ata do priren ta kërkojnë duke dominuar tundimi për ta vjedhur fshehurazi.

Mungesa e njohurive dhe të kuptuarit gjithashtu ndikon në këto veprime “të ndaluara” ku është mëse  e zakonshme që fëmijët e vegjël dhe parashkollorët të marrin sendet e njerëzve të tjerë. Në këtë moshë, atyre u mungon një kuptim i qartë se si vjedhja ndikon tek të tjerët dhe se është një veprim që nuk duhet bërë. Kur janë në fazën “ është e imja” të vegjlit marrin gjithmonë diçka por ne si të rritur nuk duhet ta quajmë vjedhje.

“Vjedhja në dyqan” për një fëmijë të vogël është thjesht “marrje” sepse nuk e kupton se si funksionon pronësia ose ekonomia. Për fëmijët, çdo gjë që shohin mund të merret derisa mësojnë konceptin e blerjes (në moshën e kopshtit). Këtu fillohet me bisedat edukuese se vjedhja është e gabuar dhe se jo çdo gjë që shohin mund ta çojnë në shtëpi.

Më pas, me zhvillimin e të kuptuarit të fëmijës vijohet me edukimin e ruajtjes së sendeve të tyre e respektimit të sendeve të të tjerëve, duke patur parasysh që proçesi edukues të mos jetë turpërues e traumatik për fëmijën.

Lexo edhe :  Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Kontrolli i dobët i impulsit (pa menduar për pasojat e një veprimi) shihet dhe tek 6-7 vjeçarët dhe gjatë fazës së adoleshencës, ku si pasojë e presionit të bashkëmoshatarëve apo thjesht për faktin se u duket emocionuese – vjedhja e një sendi të pambikqyrur duket thjesht si një veprim i bukur.

Në disa raste, adoleshentët vjedhin sende që nuk iu lejohet të kenë ose nuk mund t’i përballojnë, por më tipikja për këtë moshë është rebelimi ndaj autoritetit, një formë psikologjike e shprehjes emocionale përmes një veprimi të ndaluar.

Disa emocione negative, të cilat duke mos ditur apo mos mundur  t’i  shprehin verbalisht, dalin të shprehura përmes  vjedhjes së një objekti të personit me të cilin është zemëruar.

Ndonjëherë, shqetësimet e shëndetit mendor, problemet e sjelljes, çështjet sociale ose çrregullimet e sjelljes janë në rrënjë të problemit: një fëmijë që po lufton me çështje emocionale ose familjare, si p.sh. përballja me vdekjen e një miku apo familjari ose divorcin e prindërve, mund të fillojë të veprojë duke vjedhur, një fëmijë që po përballet me depresionin ose një gjendje tjetër të shëndetit mendor mund të përdorë vjedhjen si një mënyrë për ta përballuar etj.

Fëmijët që ndihen të vetmuar mund të vjedhin për vëmendje ose si thirrje për ndihmë.

Një incident i izoluar nuk do të thotë se fëmija juaj është i destinuar për një jetë krimi, por është e rëndësishme që çdo incident vjedhjeje  të trajtojet menjëherë.

Të pakontrolluara apo me një qëllim, këto sjellje mund të rriten ose të bëhen çështje më urgjente që sinjalizojnë për shqetësime të tjera që fshihen pas këtyre veprimeve të ndaluara.

E rëndësishme është që prindërit të reagojnë siç duhet dhe ta përdorin situatën si një moment mësimor. Nëse fëmija juaj vjedh diçka, ndërhyni menjëherë. Flisni me ta për atë që ndodhi. Përdorni strategji disiplinore që i bëjnë të qartë fëmijës tuaj se vjedhja është e gabuar dhe një shkelje e besimit, por kujdes në format displinore që përdorni.

Një përgjigje e mirë e prindit “gjatë hetimit të krimit” mund ta bëjë fëmijën tuaj të mendojë dy herë para se të tundohet të vjedhë përsëri dhe të parandalojë që vjedhja të kthehet në zakon e një ndëshkim i ashpër, i pamerituar, mund ta shtyj fëmijën të përsërisi sjelljen.

Para se të përdorni strategjitë tuaja disiplinuese, ju si prind, duhet të merrni një moment për t’u marrë me emocionet tuaja dhe të qetësoheni përpara se të reagoni.

Ndërsa thyerja herë pas here e rregullave dhe shkelja e besimit është relativisht normale, në shumicën e rasteve, vjedhja është për shkak të kuriozitetit, mungesës së kufijve ose mirëkuptimit, presionit të bashkëmoshatarëve dhe/ose kërkimit të emocioneve.

Në mënyrë tipike, kjo sjellje mund të frenohet përmes udhëzimeve, dhe ndërhyrjeve ndërgjegjësuese për pasojat nga ana e prindërve. Megjithatë, nëse një fëmijë (veçanërisht një adoleshent) vazhdon sjelljen, ai/ajo mund të ketë nevojë për ndihmë profesionale. Një psikolog mund t’ju ndihmojë ju dhe fëmijën tuaj për të tejkaluar problemin, për të kuptuar arsyet e këtyre sjelljeve e për përdorimin e startegjive efikase që duhen përdorur për edukimin.

Të qenit i vetëdijshëm për veprimin dhe pasojat që ka ky veprim mund të ndihmojë në parandalimin e veprimit të tundimit për të vjedhur në të ardhmen por duke zgjidhur njëkohësisht dhe problemin aktual që fëmija po përjeton.

“Hyr, o i huaj, por ki kujdes

nga  mëkati i lakmisë,

ata që marrin, nuk fitojnë,

do paguajnë më shtrenjtë, mos harrojnë

Hajdut, je paralajmëruar, kujdes

mund të gjesh më shumë se një thesar atje.”

J.K. Rowling, Harry Potter dhe Guri i Magjistarit

Përgatiti Rudina Koromani

Psikologe Klinike

Të fundit

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV