Horoskopi ditor, e hënë 20 qershor 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Keni shumë çështje për të zgjidhur gjatë ditës së sotme ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Pjesa e parë e ditës do të ketë aktivitete të shumta. Më e qetë mbrëmja. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme, por prapë nuk do vendosin dot për të ndryshuar statusin. Në planin financiar shpenzimet do jenë të mëdha.

Demi

Idetë që keni përsa i përket të ardhmes suaj me partnerin/en duhet t`i vini në veprim dhe t`i zhvilloni. Problemi i vetëm është se nuk po gjeni pak kohë të lirë për ta bërë këtë gjë. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person që do njohin dhe mund të nisin një lidhje afatgjatë. Financat do jenë të trazuara.

Binjakët

Dikush po mundohet t`ju vërë shkopinj nën rrota sot. Nëse keni autokontroll të mjaftueshëm do të dini si të dilni nga kjo situatë dhe të mos cënoni lidhjen tuaj. Beqarët nuk duhet të sakrifikohen shumë për të ndryshuar statusin sepse edhe mund të lëndohen. Në planin financiar gjendja paraqitet nën kontroll.

Gaforrja

Mund t`i lini gjërat të rrjedhin vetë ju të dashuruarit. E rëndësishme është që në një moment të caktuar ju do të keni kohen tuaj për të realizuar atë që doni. Beqarët do jenë të vendosur dhe do kenë besim te vetja, duke bërë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do kenë në mbrojtje Plutonin.

Luani

Hap pas hapi do të arrini te mblidhni dhe ju sukseset tuaja. Shijoni çdo gjë që ju ofron jeta dashurore sepse e meritoni. Beqarët do tërhiqen nga disa persona jo të përshtatshëm për ta duke i shkaktuar probleme. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Në varësi të humorit do të keni edhe sjelljen sot kundrejt partnerit/es. Por duhet të dini se personat që ju rrinë pranë nuk e meritojnë arrogancën tuaj. Beqarët do përfshihen nga ëndrra shuamë të mëdha, por realiteti është krejt ndryshe. Në planin financiar problemet parashikohen të jenë të njëpasnjëshme.

Lexo edhe :  Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

Peshorja

Jeni vëzhgues të mençur dhe sigurisht kjo gjë ju favorizon në shumë situata. Sot mendoni vetëm se si të relaksoheni bashkë me partnerin/en. Beqarët do afrohen më shumë me një mik të vjetër, të cilin/ën do nisin ta shohin me sy tjetër. Financat do përballen me disa vështirësi të vogla.

Akrepi

Sot nuk duhet të ekzagjeroni në kërkesat tuaja karshi njeriut të zemrës suaj. Jo të gjitha gjerat që kërkoni mund të kenë kushtet për tu realizuar. Beqarët do njihen me një person gjatë një takimi me shoqërinë dhe do dashurohen pas tij. Financat duhet ti keni nën kujdes, ndryshe do hasni probleme.

Shigjetari

Ju që jeni në një lidhje mos kërkoni aventura sot sepse nuk do të mund të përballoni dot rrezikun. Një sekret i kohëve më parë do t`ju shqetësojë. Beqarët nuk do i rezistojnë dot një propozimi dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar do jeni me shumë fat, nuk keni arsye pse të shqetësoheni.

Bricjapi

Indiferenca në shumë raste është arma më e mirë për të mos vuajtur dhe për të mbajtur larg problemet në çift. Jeta na rezervon momente të dhimbshme që mund të na lëndojnë. Beqarët nuk do jenë të vendosur për ato që duan të bëjnë dhe mund të humbasin raste të shkëlqyera. Financat do i keni nën kontroll.

Ujori

Konsideroni atë qe ju thotë instinkti juaj i pagabueshëm sot. Për ju të dashuruarit, mund të jetë momenti për një ndryshim të madh dhe total në jetën tuaj. Beqarët do jenë një ditë rutinë si gjithë të tjerat, nuk parashikohet ndonjë takim interesantë. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme.

Peshqit

Sot do të keni mundësinë të analizoni mirë ngjarjet që po ndodhin rreth jush përsa i përket marrëdhënies me partnerin/en. Paraqitet një ditë e qetë dhe pa shumë aktivitet. Beqarët duhet ti marrin gjërat me qetësi dhe të mos marrin vendime të nxituara. Kujdes me shpenzimet .

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV