Në qershorin e vitit 1824, gjatë periudhës së luftës greke e Pavarësisë: shqiptari Mehmet Aliu i Egjiptit dërgon djalin e tij Ibrahim pashën në ndihmë të osmanëve; ai merr Psaran në Egje, pastaj, niset drejt maniotëve, banorë në pjesën jugore të Peloponezit; ata ishin të parët që i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane, duke i paraprirë pjesës tjetër të Greqisë.
Forcat greke arritën një varg fitoresh. Por mosmarrëveshjet shpërthyen mes udhëheqësve dhe anarkia pasoi. Osmanët e shfrytëzuan këtë rast. Trupat e Ibrahim pashës u përpoqën të hynin në Mani më 21 qershor 1826, por u detyruan të ndaleshin para fortifikimeve, maniotët banonin në kulla si pasojë e zakonit të gjakmarrjes, dhe çdo shtëpi ishte kala. Beteja u përqëndrua në fshatin Vergas.
Pavarësisht artilerisë egjiptiane, maniotët arritën t’i mbajnë jashtë osmanët. Kur egjiptasit dëgjuan se arvanitasi Theodor Kolokotroni me forcat e tij ishte nisur në ndihmë të Manit, vetëm atëhere Ibrahim pasha u tërhoq.
Një ofensivë tjetër ai ndërmorri në gusht, por pa sukses – Kjo ishte hera e fundit që Mani u sulmua gjatë Luftës për Pavarësi, ndërsa Greqia u çlirua më 1828.
Revolucioni grek, filloi në vitin 1821 dhe mbaroi më 1830-n me njohjen e shtetit të pavarur kombëtar me emrin Hellas. Greqia ishte shteti i parë kombëtar i pavarur, që u krijua duke u shkëputur nga Perandoria Otomane. Kjo ishte një çarje shumë e madhe, kur mban parasysh se përgjatë shekujve, Perandoria Otomane ishte fituese
Ibrahimi mbetet një nga anëtarët më të famshëm të dinastisë së Muhamed Aliut, veçanërisht për fitoret e tij mbresëlënëse ushtarake, duke përfshirë disa disfata dërrmuese të Perandorisë Osmane. Midis historianëve egjiptianë, Ibrahimi, babai i tij Muhamed Aliu dhe djali i tij Ismaili i Madhërishëm vlerësohen shumë më tepër se sundimtarët e tjerë nga dinastia, të cilët konsideroheshin kryesisht si të papunë dhe të korruptuar; ky është kryesisht rezultat i përpjekjeve të nipit të tij Fuad I të Egjiptit për të siguruar portretizimin pozitiv të paraardhësve të tij nga babai në Arkivat Mbretërore që ai krijoi, të cilat ishin burimi kryesor për historinë e Egjiptit nga vitet 1920 deri në vitet 1970.
Sot, një statujë e Ibrahimit zë një pozitë të spikatur në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.