OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një “emergjencë globale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke nxitur kritika nga shkencëtarët afrikanë që shprehen se kjo sëmundje përbën prej vitesh një krizë shëndetësore në kontinentin e tyre.

Diskutimet dhe shqyrtimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj shpërthimit të sëmundjes pasojnë shqetësimet se si agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë në mbarë botën trajtuan COVID-19 në fillim të vitit 2020. Një “emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së. Agjencia nuk deklaroi pandemi, por filloi të përdorë termin për të përshkruar COVID-19 në Mars të 2020-s.

Për shumë qeveri në mbarë botën, ky moment ishte çasti kur ata filluan të ndërmerrnin masa për të përmbajtur sëmundjen, çka rezultoi të ishte tepër vonë për të bërë ndryshim.

Lija e majmunëve nuk përhapet aq shpejt sa COVID dhe për këtë sëmundje ekzistojnë tashmë vaksina dhe medikamente për trajtimin e saj, por sërish ka rritur alarmin në mbarë botën.

Numri i të prekurve jashtë kontinentit afrikan ka arritur në 3000 raste në më shumë se 40 vende, sipas agjencisë reuters, dhe më së shumti midis meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. Ende nuk ka raportime për raste vdekjeje.

Sëmundja virale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe acarim të lëkurës, është përkufizuar si endemi në disa pjesë të Afrikës. Kontinenti ka regjistruar rreth 1500 raste të dyshuara që nga fillimi i vitit 2022, nga të cilat 66 prej tyre kanë rezultuar me pasojë vdekjen, sipas të dhënave zyrtare.

“Kur nj sëmundje prek vendet e pazhvilluara nuk është një emergjencë. Aj shndërrohet në të tillë vetëm kur preken vendet e zhvilluara”, deklaroi profesor Emmanuel Nakoune, drejtor i insutitit “Pasteur” në Bangui, në Republikën Qendrore Afrikane, i cili po zhvillon testime mbi mjekimin e lisë së majmunëve.

Lexo edhe :  Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Megjithatë, Nakoune tha se nëse OBSH-ja do të shpallë gjendje emergjence, ky do të ishte një hap i rëndësishëm.

Komiteti i emergjencave globale mblidhet të enjten për të diskutuar në Gjenevë mbi hapat që do ndërmerren për të kufizuar përhapjen e mëtejshme t kësaj sëmundjeje. Në panel bëjnë pjesë ekspertë nga rajonet më të prekura, të cilët janë konsultuar edhe me shkencëtarë, përfshi Nakoune.

Ata do t’i dërgojnë një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili merr vendimin përfundimtar nëse do të shpall gjendjen e emergjencës.

Vendimi, nëse merret shpall alarmin dhe mund të nxisë hapa të mëtejshëm nga OBSH-ja, sikurse dhe vëmendje të shtuar nga shtet anëtare.

OBSH-ja ka dhënë tashmë udhëzime të detajuara për sëmundjen dhe tha se po punon për një mekanizëm për shpërndarjen e trajtimeve dhe vaksinave.

Shumica e ekspertëve pajtohen se lija e majmunëve i plotëson teknikisht kriteret për përkufizimin nga OBSH-ja si “emergjencë botërore”. Është një ngjarje e papritur dhe e pazakontë që po përhapet ndërkombëtarisht dhe kërkon bashkëpunim mes vendeve./ REL

Të fundit

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të...

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur”

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte...

Zelensky: Falenderojmë presidentin Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si “produktive”, duke vënë në dukje se...

Lajme të tjera

Web TV