Samiti i BE-së në Bruksel, ja çfarë pritet të rezervojë fati për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bruksel do të nisë sot punimet samiti dyditor i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Me sy dhe veshë nga selia e unionit do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat prej 2014 kur morën statusin e vendit kandidat presin çeljen e dritës jeshile për negociatat, por edhe Kosova, e cila pret një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë mësohet se takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

 

 

Gjithashtu do të diskutohet kërkesa e Ukrainës për anëtarësim të menjëhershëm në gjirin e bllokut, në një kohë kur liderët evropianë dhanë nga Kievi sinjale për një vendim pozitiv në këtë drejtim.

Projekt-konkluzionet, që do të miratohen nga udhëheqësit e BE-së për Ballkanin Perëndimor, përsërisin mbështetjen për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e rajonit, duke bërë thirrje për reforma të vazhdueshme dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por pavarësisht synimeve duket se do të jetë e vështirë që BE-ja t’i japë një përgjigje pozitive Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kjo pasi një veto e Bullgarisë mbetet ende në fuqi për fqinjin tonë lindor dhe procesi do të vështirësohet edhe më pas rrëzimit të qeverisë së Kiril Petrov, mbrëmjen e djeshme.

Të fundit

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Lajme të tjera

Web TV