Vjosa Osmani bën thirrje për liberalizimin e vizave, presidentja e PE shpreh mbështetjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Parlamentit Eveopian, Roberta Metsola ka thënë se sot duhet të fillojnë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa u ndal veçanërisht edhe tek liberalizimi i vizave për Kosovën

Në Bruksel ku po mbahet samiti i BE, Metsola tha se Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë ecropiane.

“Është një ditë historike. Sot është dita kur ne duhet të fillojmë realisht negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet të fillojmë realisht të flasim për të garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë evropiane. Sot është dita kur zgjerimi duhet të përdoret në kohë lufte,” shtoi ai.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës bëri gjithashtu thirrje për liberalizimin e vizave, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë sot.

“Duke hapur dyert e saj për Ukrainën dhe Moldavinë, BE po dërgon një mesazh me rëndësi gjeostrategjike. Është një vendim gjeopolitik dhe është pikërisht ajo që i duhet Ballkanit Perëndimor. Pra, unë me të vërtetë shpresoj që, ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia vazhdojnë njëkohësisht, BE-ja e kuptojë se ne jemi pjesë e zemrës së Evropës dhe se edhe ne meritojmë të vazhdojmë, sepse nëse BE-ja nuk i jep një sinjal të qartë Ballkani Perëndimor, faktorë të tjerë keqdashës do ta përdorin atë hapësirë”, tha Osmani

Është koha që të gjithë të ecim përpara shpresoj që të gjitha vendet evropiane të japin një mesazh të qartë sot. Është koha që shtetet anëtare ta mbështesin këtë proces, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj popullit kosovar”, shtoi presidentja.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV