Integrimi/ Bullgaria heq veton me kushte, topi në derën e Brukselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria i ka hequr veton Maqedonisë së Veriut, por duke vendosur disa kushte që kanë të bëjnë me njohjen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut të komunitetit bullgar. Shkupi zyrtar refuzon, ndërsa bisedimet duket se do të vijojnë, duke mbajtur ende shpresë për zgjidhjen e situatës. Nëse arrihet marrëveshja Maqedoni e Veriut-Bullgari, fjalën e fundit do e kenë vendet anëtare të BE-së nëse do të mbajnë ose jo Konferencën Ndërqeveritare për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE. Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pas më shumë se katër orësh debat, projektvendimi u miratua me 170 vota pro 37 kundër dhe 21 abstenime. Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se, Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”. Miratimi dhe pranimi nga qeveria e shkarkuar e Kiril Petkov mund të çojë në heqjen e vetos për Shkupin, duke mundësuar që BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit edhe me Shqipërinë. Projektrezolutat konfirmojnë mbështetjen për propozimin francez, por vetëm me këto kushte: të garantohet përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njësoj si pakicat e tjera; të pasqyrohet qartë fakti se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë; BE-ja të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter gjatë procesit të anëtarësimit. Sakaq, situata në parlamentin e Bullgarisë nuk është e qetë, pasi grupime deputetësh shprehen totalisht kundër propozimit francez dhe miratimin e tij e konsiderojnë një tradhti. Por aprovimi i planit të Macron nuk pritet të jetë problem pasi pjesa më e madhe e ligjvënësve e mbështesin atë.

Lexo edhe :  Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit/ Veliaj prezanton projektet për 2025-ën

Maqedonia e Veriut refuzon propozimin francez

Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i papranueshëm për vendin, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi e njoftoi presidencën franceze për vijat e kuqe të Shkupit. “Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës. Garanci të fuqishme duhet të ketë nga BE dhe Bullgaria, që kjo e fundit nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për të si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe për Maqedoninë e Veriut në tërësi. “Bullgaria vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokojë procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Maqedoni e Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski. Nëse gjatë presidencës franceze ka mirëkuptim për kërkesat e Maqedonisë së Veriut, vendi është i gatshëm të vazhdojë procesin u shpreh kryeministri Kovaçevski.

Rama falenderon Borissovin

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Tëitter, falenderoi liderin e opozitës bullgare, Boyko Borissov, “për rolin e tij për heqjen e VETO-s” ndaj Maqedonisë së Veriut. “Sapo më telefonoi Boyko Borissov. E falënderoj pa masë për telefonatën dhe për rolin e tij për heqjen e VETO-s në Parlament. Mik i vërtetë, udhëheqës i vërtetë. Partia e tij i ruajti nderin Bullgarisë dhe Bashkimit Europian! Tani, Bashkimi Europian duhet të veprojë pa vonuar!”, shkroi Rama në rrjetin social. Postimi i Ramës vjen disa orë pasi kryeministri reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i kërkonte të moderonte gjuhën, pas komenteve të bëra një ditë më parë në Bruksel, ku veto e Bullgarisë bëri të pamundur nisjen e negociatave për anëtarësim për të disatën herë.

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV