Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, teksa vendi po përballet me një kaos të paprecedentë në sektorin e transportit.
Një burrë i nevrikosur ka sulmuar dy punonjës të aeroportit duke bërë që të kthehet në një situatë kaotike. Gjithçka nisi pasi burri së bashku me të dashurën e tij po prisnin të hipnin në avion për fluturimin nga Bristol në Alicante. Në një moment burri shtyn dhe të dashurën e tij dhe niset i nevrikosur drejt stafit teksa godet njërin prej punonjësve me grusht dhe tjetrin e rrëzon në dysheme.
Kur ngrihen në këmbë, gruaja ndërhyn duke mos lejuar që të përshkallëzohet sherri. Dyshohet se pritja për të nisur fluturimin ka nevrikosur 39-vjecarin që reagoi me sjellje të dhunshme.
Për shkak të grevave të punonjësve të aeroporteve dhe hekurudhave flutrimet janë vonuar duke shkaktuar pritje të gjata për pasagjerët.