Rrahën për vde*kje 42-vjeçarin grek, arrestohet i riu shqiptar dhe miku i tij! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në lidhje me vrasjen mizore të 42-vjeçarit grek dy ditë më parë. Ata janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje te autostradës, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve.

Sipas medias greke Proththema, sherri që çoi në vrasjen e 42-vjeçarit kishte nisur mbrëmjen e të shtunës në një lokal në zonën e Rafinës.

https://www.youtube.com/watch?v=Q4tKlN9BNfM

Shkak ka qenë debati që viktima kishte pasur me disa të rinj brenda lokalit. Fillimisht ai ka debatuar në tualetin e lokalit me njërin nga autorët dhe më pas sherri është përshkallëzuar në tavolinën ku ai ishte ulur me miqtë e tij.

Sapo 42-vjeçari ka dalë jashtë, të rinjtë me origjinë shqiptare kanë nisur ta qëllojnë me grushte dhe shkelma. Viktima ka rezistuar por në një moment njëri nga autorët e ka qëlluar në kokë me dorezë hekuri.

Ai është rrëzuar në tokë i mbuluar nga gjaku, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ambulanca e dërgoi të plagosurin në spital por ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve.

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Lajme të tjera

Web TV