Vrau dy motrat në Astir, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili akuzohet se vrau dy motra, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astrit në banesën e motrave Metani e Bardhi.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Në dosjen e krimit të rëndë, ku thuhet se autori Përparim Ademi ka marrë peng Zhanetën një ditë para se ta vriste, bashkë me të motrën, si dhe e ka kërcënuar që të rikthehej me të.

Siç citohet në dosje, Ademi i ka kërkuar Zhanetës që të ndahej nga i dashuri dhe e ka çuar në një hotel, ku edhe kanë kryer marrëdhënie seksuale.

“Më datë 30.12.2020 në mëngjes, ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur nga ora 06:00 e mëngjesit, kur ajo del për punë. Më pas, ai deklaron se e ka marrë nën kërcënimin e një thike, që kishte me vete, dhe e ka futur në një makinë tip “Volkswagen Tiguan”. Nga aty e ka çuar në Kërrabë, nga rruga e vjetër e Elbasanit, dhe atje kanë ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart, dhe kanë biseduar, duke dashur ta detyrojë të kthehej prapë me të, dhe të shkëputej nga ai person. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas, ai i ka thënë të shkonin në një hotel dhe të flisnin aty. Më pas, kanë shkuar në hotel, ku dhe kanë kryer dhe marrëdhënie me dëshirën e saj, pa përdorur dhunë ndaj saj në asnjë moment”, thuhet në dosje.

Lexo edhe :  Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Më tej, në dosje thuhet se “Në darkë, kur Përparimi ka qenë në shtëpi e ka marrë në telefon motra Kristina dhe Zhaneta, duke më thënë që kisha kërcënuar, rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye, do më bënin denoncim, do më fusnin në burg, etj. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën, që të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen jam zgjuar në mëngjes dhe kam shkuar te puseta e shtëpisë, ku mbaja automatikun që e kisha fshehur që në vitin 1997. Ka qëndruar duke menduar çfarë duhet të bënte dhe në një moment e ka ndarë mendjen, duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen, dhe e ka bindur veten fort për këtë gjë”.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV