Ahmetaj: Ekonomia po rritet, blegtoria e bujqësia kanë rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme plenare, ndër të tjera, pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit. Nëpërmjet këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut

Në fjalën e tij nga Foltorja e Parlamentit, zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndërsa drejtohej nga opozita dhe i pyeste me ironi që të ndajnë mendjen nëse janë të djathtë apo “gjysmë të djathtë” theksoi se PS është e majtë dhe për këtë arsye do të ndihmojë shtresat në nevojë.

Ndërsa përshkruante mënyrën sesi qeveria i është përgjigjur krizës së çmimeve pas pushtimit të Ukrainës, Ahmetaj shtoi se shumë shpejt do të shtohen edhe 500 milionë lekë për naftën e fermerëve.

Më 7 korrik është paralajmëruar nga opozita një protestë për situatën e çmimeve në vend, por për zv/kryeministrin duket se situata është krejt tjetër. Ai u shpreh se ekonomia “si askund tjetër” është në rritje.

Krahas blegtorisë, edhe bujqësia sipas Ahmetajt po sheh rritje të prodhimit, “pavarësisht situatës.”

“Invazioni rus në Ukrainë. Sot, shqyr zotit keni lexuar 7 faqe dhe keni gjetur që gjithë bota e ka pranuar që kriza e çmimeve është pasojë e invazionit rus. Qeveria bëri një paketë injektuese për qytetarët në nevojë e pensionistët. Filozofia nuk ndryshoi. Çmimet e energjisë i mbajtëm si asgjëkundi tjetër të pandryshuara. Shumë shpejt do të shtojmë edhe një 500 milionsh për naftën e fermerëve.  Ju me demek të djathtët duhet ta vendosni…Investimet publike kanë një ngërç sepse vjen nga çmimet. Çfarë bën qeveria kompenson në favor të të mirës publike.   Ekonomia është në rritje. E vetmja ekonomi në rajon që ka mbajtur ritmin gati 6%. Nga vjen kjo, nga fryma e Zotit? Nuk ka këtu kontribut injektimi i qeverisë?  Edhe bujqësia, veç blegtorisë ka rritje të ndjeshme në prodhim. Nga se vjen kjo? Kjo vjen për shkak të politikave injektuese subvencionuese fiskale. Cila është arsyeja që janë rritur investimet? Është rekord injektimi…Po vendoseni, nëse jeni të majytë, gjys të djathtë. Ne jemi të majtë dhe do t’i mbështesim të gjithë qytetarët në nevojë. Do vazhdojmë me paketë të re nëse do të jetë nevoja në nevojë.”

Ahmetaj u ktheu përgjigje edhe atyre që thonë se Shqipëria radhitet mes vendeve me çmimin më të lartë të naftës. Sipas zv/kryeministrit ka shtete të Evropës që i kanë çmimet edhe më të larta.

Lexo edhe :  Rama: Në kantierin e lagjes historike, shumë shpejt do kthehet në një pol të ri turistik

Të fundit

Kina ka gati planin e hakmarrjes kundër Amerikës, zbulohen prapaskenat

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë ka hyrë në një faze delikate. Ndërkohë që e gjithë...

“Ata na turpërojnë, ju nuk deklaroni”/ Rama: Raporti biznes-inspektor do marrë fund!

Edhe në takimin e sotëm në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te “Paqja Fiskale” që ofron një sërë lehtësirash për biznesin e vogël...

Ndodh në Kolonjë! Gruaja dhunon ish-burrin

Një grua dyshohet se ka dhunuar ish-burrin e saj në Kolonjë. Sipas njoftimit te policise, behet fjale per shtetasen A. J., 33 vjeçe, banuese në...

Krimet zgjedhore para 11 majit, ambasadorët kërkojnë llogari në Tiranë

Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore. Kreu i SPAK, Altin Dumani,...

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa...

Lajme të tjera

Web TV