Ibrahimaj: Pavarësisht krizës, ekonomia në Shqipëri po vazhdon të rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht krizës, ekonomia në Shqipëri po vazhdon të rritet. Kështu ka deklaruar në Kuvend, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, teksa sot diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministrja tha se Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon gjatë tre mujorit të parë dhe kjo rritje vazhdon. Sipas saj, rritja nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Paketa anti-krizë në Shqipëri, 44 miliard lekë. Është diskutuar që vendi ka pasur paketën më të ulët në rajon. Jo. Ju nuk llogarisni mbështetjen për energjinë.

Ju flisni që masat e marra kanë qenë të gabuara. Ndërkohë, sipas INSTAT Shqipëria ka pasur rritjen ekonomike më të madhe në rajon. Ka qenë 6% dhe e shpërndarë në të gjithë sektorët.

Këto shifra nuk janë të lidhura me rritjen e çmimeve, por të rritjes reale. Të dhanë tona për ecurinë e dy mujorit të dytë. Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, pavarësisht krizës. Ne po marrim të gjitha masat. Ky është misioni i qeverisë sonë. Ne do të vazhdojmë me këto paketa”, tha ministrja.

Të fundit

Çfarë ka në arkivat (jo më aq sekrete) të Vatikanit?

Arkivat Sekrete të Vatikanit, të themeluara nga Pali V rreth vitit 1610, fillimisht nuk ishin më sekrete se çdo...

Profili i plotë: Kush është Robert Francis Prevos, amerikani i parë Papë i Vatikanit

Vatikani zgjodhi pasditen e kësaj të enjte Papën e ri. Pasardhësi i të ndjerit Pap Françesku që ndërroi jetë muajin e kaluar është Robert...

India dhe Pakistani në prag të luftës/ Pse ekziston ky rivalitet historik mes dy vendeve

Përshkallëzimi midis Indisë dhe Pakistanit  filloi më 22 prill 2025 me një sulm të dhunshëm terrorist në Pahalgam në Kashmirin Indian (një rajon i ndarë...

Krimet zgjedhore, policia jep detajet: Kontroll për 6 persona! Sekuestrohen celularë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp për kontrollet e zhvilluara në Shkodër në kuadër të krimeve zgjedhore. Njoftimi i plote: Punë...

Dom Gjergj Meta uron Papën e ri: Katolikët shqiptarë, besnikë deri në martirizim

Pas shpalljes së Papës së ri, Leoni i XIV, i zgjedhur sot në krye të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut, ka ardhur...

Lajme të tjera

Web TV