Kushi gjen “fajtorin” për daljen e tezave të provimeve të maturës: I morëm masat por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në Kuvend ka folur në lidhje me provimet e maturës dhe akuzave të ngritura ndaj ministrisë nga deputetët e opozitës.

Ajo tha se testet kanë qenë të përgatitura me përgjegjshmëri, brenda programit dhe me nivele vështirësie.

Ministrja ka shtuar se sa i përket daljes së tezës, faji është i teknologjisë së përparuar dhe se pavarësisht se janë marrë të gjitha masat, teza doli edhe këtë vit.

“Dua t’iu përgjigjem disa nga kolegëve të opozitës. Do ta nis me kolegun Dule që tha ministret stolisin kolltuqet ministrore. Është e disata herë që përdoren shprehje seksiste kur nuk kanë argumente të tjera. E mira është të kërkohet ndjesë por zoti Dule e di vetë se ç’bën.
Së dyti u ngritën akuza për maturën shtetërore, këtë vit më shumë se kurrë jemi angazhuar jo vetëm në Ministrinë e Arsimit por në të gjitha institucionet arsimore.

Është punuar që në shtator, më pas kemi zhvilluar takime e trajnime me mësuesit e maturantët. Testet janë hartuar nga mësuesit më të mirë me përvojë të gjatë, teste brenda programit dhe pa gabime. Respektonin nivelet e vështirësisë. Nuk mund të jenë testet shumë të thjeshtë, sepse nëse janë penalizohen maturantët e mirë.

Testet janë hartuar me përgjegjësinë më të lartë. Ju hidhni akuza pse u korrigjuan gjatë natës. Jemi mësuar të punojmë ditë e natë.

Ju duhet të ishit të pakënaqur nëse do të ndodhte e kundërta. Dalja e tezës, nuk jemi krenarë që pasi nis provimi del testi. Kjo nuk është mirë por ne në fakt kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në proces. Kemi marrë të gjitha masat por teknologjia është përmirësuar dhe është e vështirë që në kaq shumë të mos shpëtojë ndonjëri”, tha Kushi.

Të fundit

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes...

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që goditi ishullin e Kretës këtë të enjte shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Të trembur nga lëkundjet e forta...

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV