Pas shumë orë debatesh, Kuvendi ka miratuar aktin normativ për kompensimin e bizneseve që ndërtojnë vepra publike.
Në fund të diskutimeve, zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj bëri publik rezultatin duke thënë se prezent ishin 109 deputetë. 75 prej tyre votuan pro, 33 kundër dhe një abstenim.
I vetmi deputet nga shumica që ka kritikuar aktin ka qenë Erion Braçe, i cili tha se ka mungesë transparence. Ai deklaroi se duhet bërë e qartë për mijëra njerëz çdo kontratë dhe çdo afat që parashikon ky ligj.