Shakira dhe Pique po jetojnë kohën më mediatike të viteve të fundit.
Gjithashtu një nga më traumatiket. Mbi të gjitha për çështjen që ka të bëjë me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan (9 vjeç) dhe Sasha (7 vjeç). Këngëtarja kërkon me ngul që dy djemtë e saj të jetojnë në Miami, ndërsa futbollisti i Barcelonës dëshiron që ata të rriten në Spanjë.
Sipas informacioneve të “La Vanguardia”, të dy kanë vendosur t’u besojmë dy firmave ligjore për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.
Shakira po përpiqet të rikuperojë karrierën e saj muzikore në një vend që është më i njohur për artisten dhe autoren e hiteve si “La Tortura”.
Shakira dhe Pique janë shndërruar “në armiq”, sidomos pas publikimit të lajmeve të fundit për tradhtitë e qendërmbrojtësit.