Integrimi/ Shqipëria lirohet nga “pengu”, negociatat një hap larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez, Mannuel Macron, ka bindur Shkupin dhe Sofjen zyrtare që të arrijënë një marrëveshje mes tyre në mënyrë që  Bullgaria të heqë veton për procesin e hapjes së negociatave. Orët e fundit drejt një dakordësie dhe çlirimi nga mbajtja pezull për më shumë se një vit për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti francez, Emanuel Macron tregoi mbi lëvizjen e fundit të negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në një deklaratë për shtyp në samitin e NATO-s, Macron sqaroi se në diskutimet serioze të dy ditëve radhazi, është i bindur se është gjetur një kompromis, në interes të të dyja palëve. Presidenti francez, shtoi se do të ketë diskutime të mëtejshme në ditët në vijim në Shkup. “Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka pasur diskutime serioze natën mes të martës dhe të mërkurës. Në bazë të këtyre diskutimeve, jam i bindur se është gjetur një kompromis që plotëson ndjeshmëritë e të dyja palëve. Besoj shumë se është në interes të të dyja palëve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, është e pranueshme për të gjithë dhe shpresoj që në ditët në vijim të dyja palët ta konfirmojnë. Në fakt, presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë, konfirmuan se janë dakord me këtë propozim iniciativë franceze dhe se do të ketë disa diskutime të mëtejshme në ditët në vijim në Shkup. Kjo do të sjellë sigurinë, parashikueshmërinë dhe durimin që e kaluara mund të kapërcehet. Ky është shumë trajtim i frymës evropiane dhe shpresoj shumë që kjo të na mundësojë të punojmë të ardhëmn evropiane”, është shprehur Macron. Në një kohë ku propozimi i presidentit francez Emmanuel Macron, për të zgjidhur krizën ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë e Veriut, janë tashmë në tryezën e qeverisë që Maqedonisë së Veriut, ka ardhur reagimi i presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel. Sipas Michel, zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura, ndërsa shton se tashme është koha për të thënë po. “Mirësevjen ‘Europë 2022 France’, zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Ne jemi më të afërmit që kemi qenë ndonjëherë: tani është koha për të thënë po”, shkruan Michel.

Lexo edhe :  Ndërtime në pronat publike/ Rama prezanton projektin: Shteti përfiton si privati

Reagimi i Ramës

Nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare, ndërkohë që ka paralajmëruar një lajm të mirë. “Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Kryeministri krah videos, ku duket duke biseduar veëanërisht me Presidentin Bullgar Rumen Radev. Në një postim më pas, Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve shqiptarë dhe maqedonas në Maqedoninë e Veriut, që të pranojnë propozimin francez për zgjidhjen e ngërëit me Bullgarinë. Rama shprehet se pranimi i këtij propozimi hap rrugën për ëeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në Twitter. Kujtojmë se prej ditës kur Parlamenti i Bullgarisë ka hequr veton për Maqedoninë e Veriut pritet nga momenti në moment një vendim i BE për të përcaktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe fqinjin tonë lindor. Ndërkohë në tryezën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ka mbërritur propozimi i presidentit të Francës Emmanuel Macron, për zgjidhjen e krizës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV