Media greke: Erdogan s’i ndal provokimet, ngre akuza për shkelje të hapësirës ajrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provokojë”, kështu shkruan media greke protothema, ndërsa i ka kushtuar një artikull përplasjeve në distancë, Turqi-Greqi.

Presidenti turk akuzoi Greqinë për 147 shkelje ajrore të hapësirës ajrore turkes duke theksuar se forcat ajrore turke do të përgjigjen.

“Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet shkeljeve të hapësirës ajrore turke”, ka thënë Erdogan një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid, shkruan media greke.

Gjithashtu Erdogan ka shtuar se nuk ka në plan të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, duke akuzuar Greqinë për shkelje.

 

 

“Ata kanë kryer 147 shkelje ajrore në një kohë të shkurtër. Pra nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq dhe duam të jetojmë në paqe përse po e shkelni hapësirën tonë ajrore. Kur ju bëni shkelje të tilla atëherë kush është detyra jon? Forcat tona ajrore do të mobilizohen dhe do t’ju japin përgjigjen që meritoni”, ka thënë ai.

Të fundit

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka...

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë , por sipas burimeve të tjera...

Beti Njuma për ikjen e Artan Lames: Ti e bëre betejën tënde, por e keqja është më e fortë

Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti...

Si po përpiqen dronët-mashtrues rusë të mposhtin mbrojtjen ukrainase

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia shpesh quhet lufta e parë e madhe me dronë. Sipas mediave të huaja, ndërsa konflikti...

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV