“Lypës Tik-Toku”, shpërthen Albano Bogdo: Kam qenë i varur nga bixhozi e alkooli, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i mirënjohur i humorit, që është pjesë e spektaklit “Klanifornia”, Albano Bogdo ka qenë kryefjala e rrjeteve sociale gjatë kësaj fundjave, pasi në “Tik-Tok” u bë virale një video-live e tij me disa miq, ku bëhet pjesë e një sfidë.

Për të përfituar disa “dhurata” me ikonën e mbretit të xhunglës, Luanit, të cilat më pas përkthehen në përfitime financiare nga konvertimi në ‘coins” në formatin e “Tik-Tok”, aktori pranon që të qethet zero gjatë live-it.

Një prej miqve të tij i dërgon 4 prej “dhuratave” që Albano kërkoi duke e detyruar këtë të fundit që t’i përmbahet kushteve të lojë dhe të rrëmbejë nga tryeza e tij një makinë rroje, me të cilën “zhduk” në sekonda kaçurrelat e tij, që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës si aktor.

Por rrjeti më pas shpërtheu në komente ofenduese dhe negative ndaj aktorit, ku pjesa më e madhe e kanë cilësuar “lypës Tik Tok-u” dhe për këtë pjesë të fansave që nuk e kanë pritur mirë veprimin e tij, Bogdo është përgjigjur me një tjetër live në rrjetin social.

Albano u është drejtuar atyre që e kanë kritikuar, me një gjuhë të ashpër, ndërsa ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur disa periudha të errta, ku është përballur me varësinë nga alkooli dhe bixhozi.

@albanobogdo2020Vetem Atij Lart Në Qiell i jap llogari

♬ original sound – AlbanoBogdo2xl

Të fundit

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Lajme të tjera

Web TV