Meta në krye të LSI?! Kryemadhi zbulon lëvizjet më 25 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, foli për aksionin opozitar, që sipas saj, do të nisë më 25 korrik, vetëm një ditë pas Ilir Meta të dorëzojë detyrën si President i Republikës.

Duke folur për gazetarët, Kryemadhi u shpreh se opozita ka bërë gabime vdekjeprurëse dhe për këtë ndjehet fajtore dhe përgjegjëse, ndërsa akuzoi dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha, teksa u shpreh se “sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve, aq më shumë kuptojmë që janë edhe shumë para të paguara nga PD e Lulzim Bashës”.

“Marrëdhënia ime me Metën i ka kaluar 30 vjet. Nuk është garë e madhe me nesh për këtë çështje. Historia e LSI do të vazhdojë. Unë ndjehem fajtore për shkak të djegies së mandateve, sepse sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve, aq më shumë kuptojmë që janë edhe shumë para të paguara nga PD e Lulzim Bashës.


Kuptoj se si kompanitë e inceneratorëve, por edhe ato koncensionare, kanë qenë sponsorizuesit kryesor të të gjithë aksionit opozitar për ta dështuar gjithë aksionin në funksion të qytetarëve shqiptarë. Vizionin që kishte Meta për këto veprime të gabuara dhe vdekjeprurëse të opozitës, më bëjnë mua përgjegjëse për të vazhduar këtë skemë të inceneratorëve, që sot nga skema e inceneratorëve kemi dalë te skema e pastrimit të parave, që largojnë bizneset e ndershme. Çështja e 25 korrikut do jetë një nga datat e shumta që ka LSI për t’u bashkuar dhe për të krijuar një opozitarizëm, për të kthyer normalitetin, llogaridhënien.

Nuk mund të thuash që funksionon llogaridhënia, sistemi i drejtësisë, institucioni, shteti, ndaj dhe 25 korriku do të jetë një etapë e re që formalizon gjithë skenën politike, jo vetëm atë opozitarë, që do të përfshirë botën akademike, emigrantë, të rinj e të reja. Çështja e integrimit evropian të Shqipërisë është çështje jetësore për ne, sepse është e vetmja mënyrë për të ndaluar atë çfarë ndodh në Ukrainë sot, mund të jetë nesër në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Të fundit

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se...

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht 1940, heshtja e një lagjeje...

Lajme të tjera

Web TV