Rama vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, zbardhet për çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falenderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Rama foli edhe për çështjen e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë:

“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim”, tha Rama.

Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit.

Të fundit

VIDEO: Java Mesdhetare e Muzikës, Bashkia Tiranë bashkon artistë nga vende të ndryshme

Java Mesdhetare e Muzikës është aktiviteti i radhës i organizuar nga Bashkia Tiranë. Rrugët e qytetit kanë marrë një...

VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti...

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë...

LaCivita ka një mision të pamundur në Shqipëri, Rama merr 78 mandate

Corriere della Sera Ekipi i Trump po përpiqet të ndryshojë kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën(11 maj). Favoriti për t’u...

Lapaj i përgjigjet Taulant Ballës: E keni provuar disa muaj, por nuk më shantazhoni dot

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim elektoral në Drenovicë të Beratit. Lapaj nuk ka folur drejtpërdrejt për arrestimin e kandidatit...

Lajme të tjera

Web TV