Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në zonën e plazhit në Radhimë, në plazhin e njohur si ‘Bora-Bora’. Një person dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Fillimisht u raportua për të plagosur por policia bën me dije se kjo nuk është e vërtetë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk bëhen me dije. Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje ndërkohë që janë ngritur disa postblloqe.