Kastro Zizo: Berisha të largohet, Veliajn do e ndiqja në çdo zgjedhje! Ramën e xhelozoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një periudhe largimi nga mediat për rreth dy vite, Kastro Zizo është rikthyer në jetën mediatike aktive. Ai sot ka dhënë një vlerësim për figurat e politikanëve më të njohur në vend.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kastro Zizo thotë se Berishës i njeh kontributin ndër vite, por me kohën duhet të ishte tërhequr nga politika.

“Mendoj se është ndër politikanët më të pjekur. Ai ka bërë skenarë si të Holliwudit me skema të forta në politikë si marrëveshja në 2009 me PD. Dhe nuk duhet të vazhdojë të bëjë politikë”, tha Kastro Ziso.
Një koment e kishte edhe për Lulzim Bashën, që sipas tij ka pasur talent për avokati dhe jo në politikë. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai shprehet se e xhelozon për qasjen që ka në politikë.
“Unë jam një njeri i rritur pa idhuj. Por në rastin e Ramës nuk e kam idhull por e xhelozoj. E xhelozoj edhe për qajsen e re që ka në politikë. Do të kisha qejf ta kisha kundërshtar. Nuk duhet harruar se kryeministri ynë është artist”, vijoi ai.

Një vlerësim nuk mungoi as për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Erjon Veliajn e kam mik dhe shok të vjetër, kam raport të veçantë. Mendoj që nëse ai nuk do të ishte në bashki këto ndryshime të mira në Tiranë nuk do të ndodhnin. Qoftë edhe me shkak i them Lali Erit edhe po u ktheve ne fashist do të të ndjek. Ai të lë hapësirë që ti jesh mirënjohës, sepse më ka qenë pranë në një momente të vështira të jetës time. Dhe këto momente këta njerëz të kthehen në pika referimi”, tha ai.

Të fundit

Pse qëndron ende në politikë?/ Rama flet për Berishën: Ka hall të madh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arsyen sipas tij, se pse kreu i Opozitës Sali Berisha qëndron ende në politikë. I...

“LaCivita e dëmtoi rëndë Berishën” , Gjikondi: Fushata u ndërtua mbi negativitet

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche;...

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr 51.5% të votave, një rritje...

Deputeti i Bundestagut Gjerman:Jorida Tabaku njeriu kyç i marrëdhënieve Gjermani–Shqipëri

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, një zë i respektuar në politikën e jashtme të CDU-së dhe një prej aleatëve më të qëndrueshëm të...

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria: Një Shembull i Suksesit në Prokurimet Publike Në një vlerësim të fundit nga Bundesbeschaffung...

Lajme të tjera

Web TV