Sociologu Tushi: Në korrik dhe gusht kulmi i tradhtive, se*ksi për njeriun është drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera ka trokitur dhe bashkë me të edhe pushimet në det, apo mal.

Shumë nga shqiptarët që jetojnë nëpër botë vendosin të kalojnë verën në Shqipëri, ndërsa ka edhe nga ata që nga Shqipëria shijojnë pushimet jashtë vendit.

Mirëpo vera sjell edhe tradhtinë.

Këtë e ka bërë të ditur sociologu i njohur Gëzim Tushi.

Sipas tij, në muajt korrik dhe gusht ndodhin tradhtitë më shumë, jo vetëm në Shqipëri por në tërë botën.

“Në kohët e sotme shumë gjëra kanë ndryshuar. Ju e kuptoni që seksi për njeriun modern, për njeriun post-modern është bërë një nga drogërat e mëdha të kësaj kohe. E në përgjithësi, trupi i njeriut si pronë private e tij, nuk është vetëm për të bërë plazh, për t’u larë apo për të punuar e për të prodhuar, është edhe për të realizuar qejfet e tjera inkluziv dhe seksualitetin. Çështja është se në kohën e sotme kjo monogamia që thotë ‘dreqi e mori, nuk e di se si mund të jetosh deri në fund seksualisht me një njeri’. Domethënë ideja e poligamisë, e lidhjes së një mashkulli me shumë femra apo e poliandrisë, lidhja e një femre me disa meshkuj, është një problem që ekziston në kohët e sotme. Çështja është se në muajt korrik dhe gusht, ndodh ajo që quhet ‘befasia e zbulimit’. Domethënë këtu rriten shumë konfliktet, sepse kontrollojnë celularët e njëri-tjetrit. Janë muajt në tërë botën ndodhin këto”, tha sociologu i njohur

Të fundit

Rama rinis takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e mbetur të qarqeve. Takimet “kokë më kokë” nisën...

Vlorë, rezervimet nisin që në mars për sezonin veror

VLORË-  Ky sezon turistik në Vlorë pritet të jetë një nga më të ngarkuarit, pasi interesimet dhe prenotimet kanë nisur më herët se vitet e...

Erdhi Iftari në Prizren! Besimtari hedh çdo ditë fishekzjarre gjatë muajit të Ramazanit

PRIZREN- Në Prizren ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazani po kalon në një atmosferë të veçantë. Koha e iftarit lajmërohet duke hedhur...

Britanikët ‘fikin çunat e Londrës’,sjellin skanera për të dedektuar stërlinat e fshehura

Agjencitë ligjzbatuese kundra krimit të organizuar në MB gjithmonë kanë shprehur shqetësimin për kalimin e parave të drogës nga grupe kriminale shqiptare drejt vendit...

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur

Për shkak të një gabimi që prindërit bëjnë kur trajtojnë një hundë të bllokuar te fëmijët, kjo simptomë në fakt zgjat më shumë Prindërit e...

Lajme të tjera

Web TV