Detaje nga përgjimet e skandalit të Tufinës/ Varr pa leje që u ble për 2 milion lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet disa mujore të policisë së shtetit zbuluan disa ditë më parë skandalin në varrezat e Tufinës, ku qytetarët kundrejt pagesës që u bënin punonjësve, blinin vende për varr.

Gazetarja Anila Hoxha, ka siguruar disa nga përgjimet e personave që merreshin me shitjet e vendeve për varre.

Në deklarimin e mëposhtëm thuhet se Raimonda Shino, me detyrë drejtoreshë e përgjithshme tek Agjensia e Shërbimit Funeral Bashkia Tiranë, ka deklaruar se një varr familjar, i familjes Gjonaj, duhet të prishet pasi është konstatuar i paligjshëm.

Nga ana tjetër familja Gjonaj ka deklaruar se varri është blerë me vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra në kohën e pandemisë kur vdiq edhe kryefamiljari dhe nuk është i paligjshëm.

“Nisur nga fakti që ajo është inxhiniere, nga pamjet në foto konstatoj që ky ndërtim është në zgjerim dhe nga ana e administratës së Tufinës, duhej te ishin dërguar njoftime shkresore tek drejtoria qe ky ndërtim të prishet. Këqyrja e vendit te ngjarjes me ekspert kriminalist ku është i përshkruar ndërtimi i paligjshëm varr Familjar. Deklarimi i Fatjon Gjonaj, është student fëmija i te ndjerit Prend Gjonaj ku thotë se babai tij Prend Gjonaj ka vdekur në date 01.11.2020, si pasoje e sëmundjes së Covid-19. Pas vdekjes ai është varrosur në një varr individual në një parcele që ndodhet ne anën e djathte te varrezave te Tufinës dhe jo tek varri familjar në fjale, i cili është i joni si vend varri. Varri familjar është blere blerë nga ana tyre në kohën kur ndërroj jetë babai, me sa kujton me vlerën e 200.000 lekë të reja.

Nuk kane bërë ndonjë pagesë me 200.000 lekë të reja, nuk kane bërë ndonjë pagese me faturë në shtet për blerjen e këtij vendi varri, por këtë vend ja kane blerë me mirëbesim disa personave të cilët nuk njihen se kush janë dhe si quhen. Në kohën kur është blerë, ai ka qenë i ndërtuar vetëm me mure pa çati, ne një sipërfaqe më të vogël nga sa ai është aktualisht, por në anën lindore të këtij varri i kane vëne 2 kolona betoni, ne muajin qershor të vitit 2022 kane dërguar disa punonjës ne varrezat e Tufinës, ku kanë kryer punime ndërtimi duke bashkuar me mur betoni objektin e varrit familjar ekzistues me 2 kolonat e mësipërme duke e zmadhuar në sipërfaqe këtë objekt.

Lexo edhe :  Alarmi për votën e diasporës në Greqi, Rama: Mbushni zarfet me numrin 5 dhe nisini këtej!

Pas ndërtimit te këtyre mureve shtesë dhe më konkretisht në ditë e para të muajit Korrik 2022 kane filluar të kryejmë punime për të mbuluar me çati këtë objekt varri duke vendosur disa binarë dërrasë mbi muret e tij. Për kryerjen e punimeve në këtë varr gjatë muajit qershor 2022, nuk kane marrë ndonjë leje shkresore tek varrezat e Tufinës, këto punime janë kryer pothuajse në dit të ndryshme përgjatë gjithë muajit qershor 2022, pak nga pak sepse nuk kane pasur dhe mundësinë financiare që ta përfundonim më shpejt.”

Të fundit

Beteja mes kandidatëve të PS, mesazh komisionerëve: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet...

Tragjedi në Gramsh! Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një...

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Një qytetar e...

Berisha gënjeu! Kreu i PD tentoi dy herë të merrte vizën, DASH vetëm injorim

Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve...

Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz nga Kievi, të cilët kërcënuan...

Lajme të tjera

Web TV