Zbardhet shkaku i zjarrit që i mori jetën foshnjës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

News24 dhe BalkanWeb zbardhin shkakun e zjarrit në banesën te Materniteti i ri, ku si pasojë e asfiksisë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe. Gjyshja dhe nipi i saj 6-muajsh ndodheshin në banesë, kur flakët e qiririt shkaktuan zjarrin që përpiu bodrumin dhe tërë banesën.

Dëshmitarë të ngjarjes dhe banorë të lagjes thanë për News24 se 4 orë para ngjarjes, e moshuara Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj, pasi nuk kishte energji elektrike, sepse ia kishin ndërprerë.

E moshuara nuk kishte paguar energjinë elektrike. Teksa ndodhej vetëm në banesë me nipin e saj, gjyshja kishte ndezur qiriun dhe e kishte vendosur mbi komodinë.

Të moshuarën e ka zënë gjumi dhe e ka lënë qiriun ndezur. Komodina, ku ishte vendosur qiriu, ka marrë flakë dhe më pas flakët janë shpërndarë në të gjithë banesën. E moshuara është zgjuar nga gjumi dhe, kur ka parë flakët, ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë.

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV