Intervista/ Asllani rrëfehet te Interi: Kam ikur nga Shqipëria kur isha 2 vjeç (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ëndërr tashmë në realitet. Kristjan Asllani është zyrtarizuar prej disa ditësh si futbollist i Interit dhe 20-vjeçari shqiptar pjesë e kombëtares, ka dhënë një intervistë për faqen e klubit zikaltër.

“Është një emocion shumë i bukur. Jam vetëm 20 vjeç dhe të vesh këtë fanellë është një ndjesi unike. Mezi pres të filloj sezoni i ri që të jam maksimumin tim,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Asllani ka lindur në Shqipëri, por të gjithë karrierën futbollistike e ka zhvilluar në shtetin fqinj. Historia e shqiptarit nuk mund ti shpëtonte Interit, që e ndau me tifozët.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë. Kam ikur nga Shqipëria kur isha 2 vjeç dhe pastaj kam kaluar gjithë pjesën tjetër të jetës në Itali. Këtu jam arsimuar dhe kam luajtur për herë të parë futboll, por nuk e imagjinoja kurrë që do ndodhte kjo që po ndodh,”-deklaroi Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Për kalimin te Interi, mesfushori i cili pritet të jetë zëvendësuesi i Brozovic, nuk mund të mos falenderonte Empolin, skuadrën që e rriti dhe e prezantoi me futbollin e madh.

“Jam shumë i lumtur që debutova me skuadrën e parë kaq shpejt dhe për këtë falenderoj Empolin, që i detyrohem shumë. Golin e parë në Seria A e kam realizuar kundër Interit dhe shpresoj që kjo të jetë një shenjë për bashkimin tonë,”-tha Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Të fundit

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Berisha: Skenarin do e shpallim nesër

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon,...

A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Stresi i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, disa bëhen hiperaktivë, të tjerë tërhiqen dhe disa… e hedhin te ushqimi! Nëse ndiheni sikur...

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier...

“Ja ky…”/ Jul Deda nuk ndalet i nxjerr ‘bojën’ Gjestit , publikon videon e papritur

Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke rrezikuar të përfundojnë në nominim kokë më kokë. Ishte Gjesti ai që e nxiti këtë situatë, për...

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë për rastet kur...

Lajme të tjera

Web TV