“Kisha pirë gjithë natën”/ Çfarë tha 31-vjeçari që plagosi nënën, ja shkaku i zënkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrest me burg ka dhënë trupi gjykues për 31-vjeçarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj, 50 vjeçe, katër ditë më parë në Dukas të Patosit.

Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Nga burime informacioni mësohet se Çobaj ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se ai ka qënë jashtë gjatë orëve të natës dhe kishte konsumuar alkool, ndaj kur ka kryer krimin ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ata kishin debatuar kur ai është kthyer në mëngjes rreth orës 8, pasi mamaja i kish thënë se s’kishte punë që të rrinte natën jashtë e të pinte. Në debat e sipër, zënkë me fjalë, më pas ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar në trup, fyt e qafë.

E plagosura, pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjyqtari i çështjes, Taulant Banushi, pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm Hysen Hajasllari dhe të pandehurin, vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Të fundit

Një ndër pjatat më të shtrenjta në botë, kushton 25 mijë dollarë

Në restorantin Frida të resortit luksoz Grand Velas Los Cabos në Meksikë, shërbehet një nga tacos më të shtrenjta...

“Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi”/ Rama për Berishën: Si mund të zgjedhësh një gërmuq

Nga Kavaja, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun demokrat Sali Berisha, duke e cilësuar ‘gërmuq’, ndërsa tha se në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi,...

Aksident në Kurbin! 45-vjeçarja humb kontrollin, makina përplas tre persona pranë kishës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin. Një 45-vjeçare ka humbur me kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar dy...

Celibashi u bën thirrje emigrantëve: Kontaktoni postën nëse nuk ju ka ardhur zarfi!

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u bën thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë në botë, të cilët ende nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit,...

Anila Denaj: Fitojmë të paktën 20 mandate në Tiranë, PD premton se s’ka gjë në dorë

Për kandidaten në listën e hapur të PS në Tiranë Anila Denaj, socialistët synojnë që të marrin të paktën 20 mandate në Tiranë. E ftuar...

Lajme të tjera

Web TV