Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin ‘Skënderbej’. Mijëra besimtarët kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, bashkë me krerët më të lartë të KMSH-së.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij ishte pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Më shumë se 500 haxhinj nga Shqipëria ndodhen në vendin e shenjtë.

Të fundit

Karamuço: Dumani u step që të tregonte emrat, por…

SPAK në bashkëpunim me autoritete italianë kreu ditën e djesme një ndër operacionet më të mëdha kundër mafies dhe...

Kriset xhami i avionit me pasagjerë nga Tirana drejt Oslos, ulje emergjente!

Një tjetër incident ajror është shënuar këtë të martë me një avion të kompanisë norvegjeze “Norëegian”, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Oslos. Fluturimi...

Europiani në shtëpi, 0-4 kundër gjermanëve, dështimi i radhës për Shqipërinë U17

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian, përballë Gjermanisë, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 0-4. Golat për...

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të publicistit Artan Lame. Çipa...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV