Grave iu hidhet “drogë përdh*unimi” në festën ku merrte pjesë edhe Kancelari Scholz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skandal ka përfshirë Gjermaninë, pasi disa grave iu është hedhur në pije ajo që quhet “drogë përdhunimi”. Mediet raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë festës tradicionale të Grupit Parlamentar të SPD-së, në Berlin, ku i pranishëm ka qenë dhe vetë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Siç raportojnë mediet gjermane, grave të pranishme në festë iu është hedhur një lëng pa shije, që mpikset lehtësisht me pijen dhe jep një sërë efektesh, si humbje e përkohshme e memories, deri në gjendje të fikti.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar në oborrin, ku morën pjesë deputetë, punonjës të Bundestagut gjerman dhe të zonave zgjedhore, ku sipas grupit parlamentar, në total ishin rreth 1000 pjesëmarrës.

Ngjarja u raportua për herë të parë nga “Tagesspiegel”, e cila ka gjithashtu një letër të kreut të grupit parlamentar të SPD-së, Mathias Martin, drejtuar anëtarëve të SPD-së të Bundestagut, ku thuhet: “Në festën tonë të verës padyshim pati sulme ndaj kolegëve me nokaut. Kjo është një ngjarje skandaloze, të cilën e raportuam menjëherë në policinë e Bundestagut”. Grupi parlamentar i SPD rekomandon që personat e tjerë të prekur “ta raportojnë menjëherë këtë në polici”.

 

 

Pesë “viktima” janë regjistruar
Policia kriminale e Berlinit ka nisur hetimet për lëndime të rrezikshme trupore ndaj personave të sulmuar. Autoritetet gjermane njoftojnë se deri të shtunën në mëngjes kanë rezultuar të prekura me këtë lëndë të rrezikshme pesë gra.

Mes tyre ishte një grua 21-vjeçare, e cila ankohej se nuk ndihej mirë, kishte marramendje dhe humbje të kujtesës pas festës. Sipas policisë, ajo ka ngrënë dhe ka pirë në festën me rreth 1000 të ftuar të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje, por nuk ka konsumuar alkool. Rreth orës 21:30 ajo ka shfaqur shenja të marramendjes, ndërsa në mëngjes ajo ka thënë se nuk mbante mend asgjë nga darka.

Lexo edhe :  Djali "sekret" i Vladimir Putin

Ajo është ekzaminuar në spital dhe ka lajmëruar policinë, ku kjo e fundit mëngjesin e së shtunës, kishte marrë dijeni për katër raste të tjera me simptoma të ngjashme.

Të fundit

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke...

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata. Kontrolli në...

Lajme të tjera

Web TV